By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri dhe Deliu: Raporti i BE-së për Kosovën dëshmoi paaftësinë e Qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri dhe Deliu: Raporti i BE-së për Kosovën dëshmoi paaftësinë e Qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin
Lajme

Tahiri dhe Deliu: Raporti i BE-së për Kosovën dëshmoi paaftësinë e Qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 4:32 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, në një Konferencë për Media të mbajtur sot, kanë folur për raportin e BE-së për Kosovën.

Tahiri dhe Deliu kanë thënë se ky raport dëshmon edhe një herë paaftësinë e kësaj qeverie për tu marrë me problemet reale të qytetarëve të Kosovës.

Raporti ka evidentuar një numër të madh të problemeve me të cilat ballafaqohet vendi, me theks të veçantë dështimin e Qeverisë me shëndetësinë, lirinë e mediave dhe kritikat ndaj tyre, mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe performancën e dobët legjislative.

“Kjo Qeveri nuk ka shënuar progres në fuqizimin e gjyqësorit. Kjo tregon për paaftësinë e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq, nënvizohet mungesa e vullnetit nga Qeveria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Tahiri.

Më tej, ai ka thënë se është pikërisht kontributi i opozitës që ka bërë që raporti të jetë i kënaqshëm në disa fusha.

“Ne dallojmë shumë me mënyrën e të bërit opozitë me partinë në pushtet. Edhe si opozitë, kemi dhënë kontributin tonë në secilën mundësi për ti garantuar progres vendit. Prandaj, si Grup Parlamentar, ne i këmi dhënë mbështetje 30 marrëveshjeve ndërkombëtare, për dallim nga e kaluara e Vetëvendoses. Për më tepër, si opozitë ne i kemi dhënë mbështetje Qeverisë edhe për Vetingut – çka e evidenton raporti i progresit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se edhe në reformën zgjedhore, çka raporti e vlerëson si progres, është angazhim i PDK-së që ti japin mbështetje këtij procesi.

Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se sfidat e raportit për vendin janë të mëdha dhe, të njëjtat, do ti trajtojnë edhe në Kuvendin e Kosovës përmes një seance që do ta thërrasin.

“Raporti vërteton se nuk ka asnjë reformë të rëndësishme në aspiratën e Kosovës për integrim. Raporti vë theks në veprimet në lidhje me sundimin e ligjit, në reformat në Administratë Publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e deri te veprimet e mangëta për të luftuar informalitetin e ekonomisë. Shqetësuese mbetet edhe gjuha linçuese që është përdorur ndaj gazetarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ndërkaq, sa i përket punës së Kuvendit, Tahiri ka thënë se raporti thekson se ka një mazhorancë stabile në kuptimin e numrave, por të dobët në menaxhimin e tyre.

Në fund, Tahiri ka komentuar edhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me raportin për vendin.

“Ajo ishte më shumë një konferencë për shtyp, ku Vetëvendosje mundohet ti jap mësim Bashkimit Evropian e kritika si ajo po e trajton Serbinë. Sesa që folën për raportin e progresit. Besoj që Bashkimi Evropian ka qenë i vëmendshëm për të marrë këshilla nga Vetëvendosje. Të arriturat që i përmendën ata, janë kryesisht legjislative të cilat shumicën i kemi mbështetë ne”, përfundoi Tahiri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Qeveria emëron kryesuesin dhe një anëtar bordi në KEK dhe shpronëson disa prona

Kosova Times Kosova Times October 15, 2023
Zelensky falënderon Amerikën për pakon: Shumë domethënëse
Lavrov: “Ukraina e ardhshme” mund të jetë Moldavia
Presidenti Sejdiu nderohet me “Mirënjohje Nderi” nga shkolla elitare NYSS: ligjëratë frymëzuese për brezin e ri
Fitore e pejanëve në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?