By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina kërkon që në portet e rajoneve të aneksuara të mos zbatohen kërkesat ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina kërkon që në portet e rajoneve të aneksuara të mos zbatohen kërkesat ruse
Rajon / Botë

Ukraina kërkon që në portet e rajoneve të aneksuara të mos zbatohen kërkesat ruse

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 4:29 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Kërkesa e administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Hersonit që anijet e huaja gjatë qëndrimit të në këtë port të ngrenë flamurin e Federatës Ruse është e paligjshme, pasi dhe vetë porti është mbyllur që nga muaji prill, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kërkesën e administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Hersonit që anijet e huaja të ngrenë flamurin rus – si flamur shtesë, gjatë qëndrimit të tyre në këtë port”, tha ai të premten.

“Kërkojmë vëmendjen tuaj për faktin se ministria e Infrastrukturës së Ukrainës miratoi urdhrin nr. 256 të datës 28 prill 2022 për mbylljen e porteve detare të Berdjanskut, Mariupolit, Skadovskit dhe Hersonit deri në rivendosjen e kontrollit ukrainas mbi to. Prandaj, çdo vendim apo kërkesë e përfaqësuesve të administratës pushtuese ruse, në veçanti të administratës së portit, është e paligjshme dhe nuk mund të zbatohet”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ministria e Jashtme përmendi gjithashtu rezolutën e 12 tetorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rezoluta “dënon organizimin e të ashtuquajturave referendume nga Federata Ruse brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht ”. Po ashtu, aty dënohen “përpjekjet për aneksim ilegal” të Hersonit, Zaporizhjës, Donjeckut dhe Luhanskut, dhe kërkohet nga të gjitha palët që të mos njohin ndryshimin e statusit të territoreve të Ukrainës të pushtuara përkohësisht nga ushtria ruse.

“Rajoni i Hersonit është territori ukrainas në të cilin zbatohet vetëm sovraniteti dhe legjislacioni i Ukrainës.… ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ua kujton pronarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijeve të huaja që qëndrojnë në portet e Ukrainës, veçanërisht në territoret e pushtuara përkohësisht, nevoja për t’iu përmbajtur rreptësishtë legjislacionit ukrainas dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ministria.

Ukraina dhe aleatët e saj i cilësuan referendumet si ilegale dhe thanë se disa votues u detyruan, nën kërcënimin e armëve, që të merrnin pjesë në votime.

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj nga Amerika: Kosova nuk duhet të harrojë se aleanca me ShBA-të është e përjetshme

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
Horoskopi ditor për 13 maj 2025
BE vendosi për herë të parë sanksione kundër cisternave nga flota hije e Putinit
Komisioni Evropian dërgoi inspektorë në kompanitë financiare në dy vende të BE-së!
Malisheva e nis sezonin me fitore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?