By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë
July 3, 2025
Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim
July 3, 2025
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
July 3, 2025
Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
July 3, 2025
Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër Presidentes: Përfaqësoje popullin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër Presidentes: Përfaqësoje popullin
Opinion

Letër Presidentes: Përfaqësoje popullin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/16 at 7:09 PM
Kosova Times Published October 16, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Seremb Gjergji

Presidente, sot më shumë se kurrë vepro konform fuqisë Kushtetuese, përfaqësoje popullin drejt liberalizimit të vizave. Nëse Ne vet nuk luftojmë për të drejtën tonë, askush nuk e bënë për Ne.

Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë në Kosovë. Por, që ka nevojë duhet të trokasësh në dyert vendeve të tyre. Ne dyert e miqve? Populli i Kosovës ka bërë shumë deri me tash – përfaqësoje drejt dhe fuqishëm e mos i zhgënje sepse të obligon edhe Kushtetuta. Presidenti është PERFAQËSUES i popullit!

Shtetet e BE-së e dinë shumë mirë që sistemi ETIAS nuk vlen për Kosovën, andaj disa vende edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlen për 63 shtetet që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM andaj nuk i plotëson kushtet për ETIAS tash për tash.

Presidenti slloven Borot Pahor, Presidenti Kroat z. Zoran Milanovic dhe ai Çek z. Milos Zeman, po ashtu ai austriak Alexander Van der Bellen, dhe ai gjerman Frank Walter-Steimeier prej kohesh iu kane thënë Juve, që të llogarisni në përkrahjen e tyre. Tash është koha që të kërkosh ndihmën e vërtetë të tyre; duke mos lënë anash asnjë kontakt tjetër të BE-së si p.sh.: kryeministrja e Finlandës znj. Sanna Marin. Një politikane me influencë dhe fuqi në BE.

Që të gjithë së bashku ta bindni presidentin francez z. Emauel Macron dhe ata pak të tjerë që me 23 tetor, me shkrim të jap dritën e gjelbër për liberalizim pa asnjë kusht.

Me 23 tetor Presidente, të gjitha vendet e BE-së me shkrim duhet ta konfirmojnë apo jo liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtij hapi Ju së bashku më të gjithë Ne, duhet t’i paraprijmë drejtë duke kontaktuar çdo person që njohim; madje edhe qytetarët e zakonshëm që jetojnë brenda dhe jashtë Kosovës t’i kontaktojnë miqtë e tyre evropian.

Spanjën duhet ta falënderojmë për qëndrimin dhe deklarimin e saj pozitiv për Liberalizimin e Viza për Kosovën. KFORI spanjoll krijoi paqe në Kosovë, tash edhe përkrahja për Liberalizim. Spanja po e kthen borxhin e komandant Asim Vokshit. Por edhe të gjitha vendet tjera që kanë qenë Pro liberalizimit duhet falënderuar dhe kërkuar që me 23 tetor të jene pozitive edhe me shkrim?! “Ky do të ishte fillim i mirë”, thotë Sun Tzu në librin e tij Arti i Luftës. Djersitja e askujt dhe asnjë vendi nuk duhet injoruar.

Presidente, fushata duhet të përfshijë secilin vend që e ka përkrahur Liberalizimin dhe ato pak vende që kanë kërkuar kushte shtesë. Të kërkoni nga të gjithë qytetarët e Kosovës që në rrjetet e tyre sociale Twitter t’iu shkruajnë në muret e udhëheqësve të këtyre vendeve që kanë vënë kushte shtesë që e gjithë bota t’i lexoi dhe njoh ata udhëheqës.

Kërkoje me ngulm edhe ndihmën amerikane dhe angleze. Presidenti Clinton ka pas të drejtë kur ka thënë: “Ne e fituam luftën. Ju fitojeni paqen”. Të luftojmë të gjithë për paqe e prosperitet. Ju Presidente edhe kur është vështirë përqafoni obligimet Kushtetuese dhe udhëhiqni!

Fushata duhet të përfshi çdo shqiptarë dhe mik shqiptari, kudo në botë të shkruaj artikuj, opinione dhe analiza në të gjitha gazetat e mundshme globale. Të bëjnë deklarata në radiot në emisionet e drejtpërdrejta (live) dhe televizionet e vendeve ku jetojnë. Të jenë pjesëmarrës në Talk Show live dhe të ngrisin brengën e Kosovës. Të tërhiqet e gjithë vëmendja e botës tek padrejtësitë që disa vende të BE-së tash sa vjet po ia bëjnë Kosovës.

Presidente mundësia intelektuale e financiare nuk mungon. Vullneti nuk mungon. Dituria e popullit të Kosovës nuk mungon asnjëherë. Tash për tash mungon vetëm udhëhqja JUAJ?!

Zgjohu, 23 tetori nuk duhet të na zë në gjumë!

You Might Also Like

Presidente, nuk të ka mbetur luks për pritje – përdore autoritetin, sepse flaka po vjen!

Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999

Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

Kosova Times October 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike
Vuçiq i hapi rrugën Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit: Presidenti pou mbush xhepat njerëzve nga lista e zezë
Baleti Kombëtar për herë të parë në Lindje, merr ftesë nga Korea e Jugut
Telegraph: Putini dëshiron të ndezë konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës dhe brenda Bosnje-Hercegovinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?