Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, gjatë vizitës së tij në Beograd më 13 dhe 14 tetor, njoftoi të shtunën Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Grushko ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, si dhe me ministrin e Brendshëm, Aleksandar Vulin.
“U diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me theks në forcimin e partneritetit strategjik ruso-serb në kushtet e krizës globale në rritje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në fokus te bisedës ishte puna e përbashkët për sigurimin e stabilitetit në Ballkan dhe tejkalimin e pasojave të rrjedhës së konfrontimit të Perëndimit.
“Palët konfirmuan dëshirën e tyre të ndërsjellë për përmirësimin e bashkëpunimit në një gamë të gjerë fushash, vazhdimin e dialogut intensiv politik, komunikimin në linjën e Ministrive të Jashtme”, përfundon deklarata.
Të premten, Gruško dhe disa përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse morën pjesë në koncertin humanitar “Zemra serbe – Serbia e plagosur sllave”, e cila u mbajt në Shtëpinë Ruse “si një gjest i vullnetit të popullit serb për të ndihmuar viktimat në Donbas”. /Kosovatimes/