By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Benzema fiton “Topin e Artë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Benzema fiton “Topin e Artë”
Ballina 2Sport

Benzema fiton “Topin e Artë”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 11:06 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Ashtu siç pritej, Karim Benzema, ka fituar “Topin e Artë” për edicionin 2021/2022. Benzema ka shkëlqyer në edicionin e kaluar për Real Madridin.

Ka udhëhequr skuadrën spanjolle drejt titullit të kampionit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga. Sulmuesi francez ishte i pandalshëm, duke realizuar 44 gola në 46 ndeshje në edicionin e kaluar.

Në La Liga kishte 27 gola e 12 asistime në 32 paraqitje. Në 12 paraqitje në Champions, kishte shënuar 15 gola dhe kishte realizuar dy asistime. Dy gola e një asistim i kishte në dy ndeshje për Superkupën e Spanjës.

Ceremonia madhështore e “Topit të Artë” për vitin 2022, përkatësisht për edicionin 2021/2022, është mbajtur të hënën mbrëma në Paris. Vitin e kaluar fitues kontrovers i çmimit kryesor individual në futboll ishte Lionel Messi.

Shumë kanë pritur që Robert Lewandowski do të shpallej fitues, por polaku mbeti prapa argjentinasit Messi. Në vitin 2020, Topi i Artë nuk u nda për shkak të pandemisë. Messi ishte fitues edhe në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 fitues ishte kroati Luka Modriq.

Në fakt prej vitit 2008 e tutje kanë dominuar Messi e Ronaldo. Messi e ka fituar çmimin shtatë herë, që është rekord.

Ronaldo ka fituar Topin e Artë pesë herë. Të parin e fitoi në vitin 2008 e të fundit në vitin 2017.

Messi ndërkohë çmimin e parë e fitoi në vitin 2009 e të shtatin në vitin 2021. Messi e Ronaldo janë në fazë të vonshme të karrierës dhe mbetet të shihet nëse do të jenë fitues të “Ballon d’Or” në të ardhmen. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Messi këtë herë nuk ishte fare në listën e ngushtë, ndërsa Ronaldo u rendit i 20-ti. Benzema për kohë të gjatë ishte vlerësuar kandidati kryesor.

Me golat e tij ka udhëhequr Realin drejt triumfit në dy garat më të mëdha. Benzema fitoi para Robert Lewandowskit, Kevin de Bruynet dhe Sadio Manes.

“France Football” ka publikuar edhe renditjen pas fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema. I dyti është Sadio Mane e pas tij janë Kevin De Bruyne e Robert Lewandowski.

Topi i Artë ndahet prej vitit 1956. Fitues i parë ishte anglezi Stanley Matthews.

Topin e Artë e ndan revista franceze “France Football”. Prej vitit 2010 e deri në vitin 2015, “France Football” kishte marrëveshje me FIFA-n dhe çmimi njihej si “FIFA Ballon d’Or”.

Partneriteti u ndërpre në vitin 2016 dhe tani FIFA ndan çmimet e saj për më të mirët e vitit. Gavi i Barcelonës e fitoi “Kopa Trophy” që i ndahet lojtarit më të mirë deri 21 vjet.

Sadio Mane ka fituar çmimin “Socrates” për ndikimin e tij në komunitet. Ky çmim u nda për herë të parë. Alexia Putellas e Barcelonës është fituese e Topit të Artë për futbolliste. Ajo u shpall më e mira e vitit për herë të dytë rresht. Robert Lewandowski fitoi çmimin “Gerd Mueller” që i ndahet golashënuesit më të mirë të edicionit, në këtë rast edicionit 2021/2022. Thibaut Courtois e fitoi çmimin “Yashin” që i ndahet portierit më të mirë. Manchester City u shpall klubi më i mirë i vitit.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: S’ka fqinjësi të mirë pa ndëshkim të krimit në Banjskë

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Ështe me e rrezikshme se armet bërthamore: Parashikimi rrëqethës i Elon Musk për depërtimin e IA
Kryeqyteti i Ukrainës për herë të parë në 12 ditë u sulmua nga dronë
Trajkoviq krahason Kurtin me Aliyev!
Specializantët protestojnë për mospagesën e kujdestarive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?