By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Gjykata e lartë e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian
June 5, 2023
Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan
June 5, 2023
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
June 5, 2023
Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë
June 5, 2023
Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë
June 5, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brukseli në kërkim të të dhënave për përfshirjen iraniane në luftën në Ukrainë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Brukseli në kërkim të të dhënave për përfshirjen iraniane në luftën në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Brukseli në kërkim të të dhënave për përfshirjen iraniane në luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 12:12 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Bashkimi Evropian është në kërkim të të dhënave konkrete për përfshirjen iraniane në luftën e Rusisë në Ukrainë, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, më 17 tetor.

Në disa pamje, të publikuara në rrjetet sociale, janë parë dronë duke fluturuar mbi Kiev, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ukraina ka thënë se kryeqyteti i saj dhe rajonet tjera janë duke u përballur me sulme të reja.

Kievi ka thënë se Rusia është duke përdorur pajisjet e prodhuara nga Irani, të njohura si dronë kamikazë, për të goditur shënjestrat civile dhe infrastrukturën brenda Ukrainës.

“Ne jemi në kërkim të të dhënave konkrete për pjesëmarrjen (e Iranit në luftën në Ukrainë)”, ka thënë Borrell para gazetarëve, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, e ka mohuar që Teherani u ka dhënë armë palëve në konflikt.

“Lajmet e publikuara që Irani po i ofron Rusisë dronë, janë me ambicie politike dhe po barten nga burimet perëndimore. Ne nuk i kemi ofruar armë asnjërës palë që është në konflikt” ka thënë Kenaani në një konferencë për media më 17 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Gjykata e lartë e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Në Transbaikalia, kandidati i vetë emëruar mundi Rusinë e Bashkuar, duke fituar 72%

Dënim me kusht për dy drejtorë të spitalit modular në Tetovë

Në radio në një numër rajonesh ata transmetojnë “Apelin e Putinit” për mobilizimin

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komuna e Prishtinës po bëhet gati për krizën e dimrit: Ndan 300 mijë euro për gjeneratorë nëpër shkolla

Kosova Times Kosova Times September 22, 2022
“Putini mund të largohet nga pushteti vetëm nëse kryhet një grusht shteti”
Vuçeviq: Nga përgjigjja e KFOR-it duhet të nxirren përfundime
Erdogan: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do të ketë pasoja
Rusia i ofron Serbisë ndihmë për zgjidhjen e problemit me Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?