By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante
November 18, 2025
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?
Ballina 1Lajme

Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 1:56 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, Manastiri i Deçanit, i cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, kërkon marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh.

Kjo tokë, që ndodhet përreth këtij manastiri, në kadastër është e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” – e para hotel dhe e dyta fabrikë mjalti.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këta 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016.

Por, këtë vendim, autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Nga Manastiri i Deçanit i thanë REL-it se në vitin 1997, manastirit, në fakt, iu kthyen 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, të cilët i janë marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë së atëhershme.

Çfarë ka në këtë sipërfaqe dhe pse është e rëndësishme për Deçanin?

Përveç tokës bujqësore dhe pyllit, në këta 24 hektarë ndodhen edhe dy objekte hoteliere, me rreth 10 objekte të vogla përcjellëse, si dhe objekti i një ndërmarrjeje që në kohën e paraluftës njihej për prodhim të mjaltit.

Fotografi në të cilën shihet sipërfaqja prej 24 hektarësh tokë, e shndërruar në kontest midis Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.
Fotografi në të cilën shihet sipërfaqja prej 24 hektarësh tokë, e shndërruar në kontest midis Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Radio Evropa e Lirë i vizitoi këto objekte, të cilat, me kalimin e viteve, u dëmtuan dhe shkatërruan.

Hotel Iliria, një objekt i shkatërruar në mes të malit

Rreth 500 metra larg Manastirit të Deçanit, i fshehur mes pishave të larta, ndodhet objekti i hotelit “Iliria”.

Hoteli "Iliria" i shkatërruar gati tërësisht.
Hoteli “Iliria” i shkatërruar gati tërësisht.

Ky hotel ishte ndër më të njohurit e kësaj ane në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

Përveç që punësonte mesatarisht rreth 40 punëtorë, ai kishte fluks të madh vizitorësh, sidomos gjatë sezonit të verës.

Ky objekt – tani nën mëshirën e fatit – ndaloi së punuari në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm serb vendosi masa të dhunshme në Kosovë, duke mbyllur shumë institucione dhe ndërmarrje.

Inventari dhe gjërat e tjera përcjellëse u vodhën apo u dëmtuan në masë të madhe pas luftës, më 1999.

Në këtë hotel ka mbetur vëtëm struktura e betonit.
Në këtë hotel ka mbetur vëtëm struktura e betonit.

Hoteli tjetër që nuk i shihet fundi

Në skaj të hotelit “Iliria” ndodhet një kompleks tjetër hotelier.

Ndërtimi i tij nisi para luftës së viteve 1998-99, por punimet nuk u finalizuan.

Objekti i ri i kompleksit "Iliria".
Objekti i ri i kompleksit “Iliria”.

Tensionimi i situatës politike atëbotë dhe fillimi i luftës bënë që punimet të ndërpriteshin.

Në hapësirat e brendshme vërehet se hoteli parashihej të kishte dhjetëra salla dhe një numër të madh dhomash.
Hapësirat brenda kompleksit janë të stërmbushura me mbetje ndërtimore.
Hapësirat brenda kompleksit janë të stërmbushura me mbetje ndërtimore.

Aty tani ka vetëm mbetje të ndërtimit.

Për këtë hotel nuk ka të dhëna për sipërfaqen, por ajo duket mjaft e madhe.

Edhe barishtet kanë zënë vend.
Edhe barishtet kanë zënë vend.

“Apiko”, një objekt i rrethuar që s’mund të vizitohet

Objekti i bletarisë “Apiko” është i boshatisur dhe i rrethuar me tela.

Aty ka vite që nuk ka shkelur këmbë punëtori.

Objekti i ish-fabrikës së mjaltës "Apiko".
Objekti i ish-fabrikës së mjaltës “Apiko”.

Që nga viti 1999, objekti i kësaj ndërmarrjeje është nën kujdesin e trupave të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Hyrja në të është e ndaluar.

Shenja që tregon se kjo pjesë është në kuadër të Zonës së Veçantë të Mbrojtur.
Shenja që tregon se kjo pjesë është në kuadër të Zonës së Veçantë të Mbrojtur.

Për shkak të afërsisë me një pikë kontrolli të KFOR-it, fotografimi i objektit është i mundur vetëm nga një distancë e largët.

Objekti i fabrikës së mjaltës i fotografuar nga larg.
Objekti i fabrikës së mjaltës i fotografuar nga larg.

Këtu kanë punuar rreth 30 punëtorë deri në fillim të viteve të 90-ta.

Si shumë ndërmarrje të tjera, edhe “Apiko” ndaloi së operuari për shkak të tensionimit të situatës politike.

Zona e Veçantë e Mbrojtur e fotografuar nga droni.
Zona e Veçantë e Mbrojtur e fotografuar nga droni.

Të gjitha këto objekte dhe vetë objekti i Manastirit të Deçanit ndodhen brenda asaj që me ligj kualifikohet si Zonë e Veçantë e Mbrojtur dhe përfshin gjithsej 839 hektarë.

Kuvendi i Kosovës, në vitin 2008, miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb, si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës.

Harta e Zonës së Veçantë të Mbrojtur në Deçan.
Harta e Zonës së Veçantë të Mbrojtur në Deçan.

Në zona të tilla nuk lejohen ndërtime e as zhvillim i projekteve infrastrukturore, por kjo s’e pengoi manastirin që të shtojë rrethoja guri dhe objekte të tjera përgjatë viteve.

Hartë e vitit 2003 e marrë nga Google Earth ku shihet Manastiri i Deçanit pa murin rrethues dhe me më pak objekte përcjellëse.
Hartë e vitit 2003 e marrë nga Google Earth ku shihet Manastiri i Deçanit pa murin rrethues dhe me më pak objekte përcjellëse.
Në këtë hartë të vitit 2020 shihet se Manastiri i Deçanit ka ndërtuar një mur rrethues qindra metra të gjatë, si dhe ka shtuar disa objekte të reja përcjellëse.
Në këtë hartë të vitit 2020 shihet se Manastiri i Deçanit ka ndërtuar një mur rrethues qindra metra të gjatë, si dhe ka shtuar disa objekte të reja përcjellëse.

“Humbjet janë të mëdha”

Përveç institucioneve komunale dhe atyre qendrore, pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë nuk e njohin as disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Miftar Januzaj, 63 vjeç, nga fshati Isniq i Deçanit, i cili ka punuar 15 vjet në kompleksin e pushimores “Pishat e Deçanit”, thotë se bllokimi që i është bërë hapësirës dhe ndërmarrjeve pranë manastirit, ka shkaktuar dëme të mëdha për banorët.

“Manastiri i Deçanit është vend kulturor, por nuk do të thotë se ka të drejtë t’i marrë pronat që nuk i takojnë. As ne nuk i marrim të manastirit, por as manastiri të mos na i marrë tonat”, shprehet Januzaj.

Pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” është në kuadër të Zonës së Veçantë të Mbrojtur. Ajo ruhet nga KFOR-i. Fotografimi i saj ishte i pamundur.

Por, siç shpjegon Janzuaj, pushimorja ka pasur një kapacitet të madh të akomodimit.

“Ka qenë një vend, ku kanë ardhur fëmijë nga e gjithë Kosova. Ka qenë një pushimore e të gjitha komunave. Ka qenë një pushimore me kapacitet prej 510 shtretërish. Ka qenë vend tejet piktoresk”, thotë Janzuaj.

Adem Lushaj, profesor dhe njohës i ekonomisë.
Adem Lushaj, profesor dhe njohës i ekonomisë.

Profesori dhe autori i librit “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, Adem Lushaj, thotë se bllokimi i objekteve të kompleksit hotelier “Iliria” dhe fabrikës së mjaltit “Apiko” e ka penguar zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit.

Ai është kundër vendimit që manastiri t’i marrë në pronësi 24 hektarët tokë përreth tij, pasi, siç thotë, të vetmit pronarë të asaj toke dhe objekteve përcjellëse janë dy ndërmarrjet: “Iliria” dhe “Apiko”.

“Humbjet janë të mëdha, si në aspektin e punësimit, ashtu edhe të gjenerimit të të hyrave, kur dihet se turizmi është një sektor i zhvillimit ekonomik – tejet i rëndësishëm për Komunën e Deçanit”, shprehet Lushaj.

Hyrja kryesore e hotelit "Iliria".
Hyrja kryesore e hotelit “Iliria”.

Lushaj thotë se në kompleksin hotelier “Iliria”, në fabrikën e mjaltit “Apiko” dhe në pushimoren “Pishtat e Deçanit” kanë punuar rreth 100 punëtorë.

“Sipas një statistike që e kemi marrë, fabrika e mjaltit i ka pasur deri në 25 punëtorë, ndërsa kompleksi hotelier ‘Iliria’ ka qenë shumë i frekuentuar dhe ka pasur deri në 40 punëtorë”, thotë Lushaj.

Sipas tij, rreth 40 punëtorë të tjerë, varësisht nga sezoni, kanë qenë të angazhuar edhe në pushimoren e fëmijëve “Pishat e Deçanit”.

Një vilë që para viteve '90 ka funsionuar në kuadër të kompleksit "Iliria".
Një vilë që para viteve ’90 ka funsionuar në kuadër të kompleksit “Iliria”.

Historia e kontestit në pak rreshta

Komuna e Deçanit dhe drejtoritë përkatëse, përfshirë Kadastrën, refuzojnë t’i lejojnë Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër këta 24 hektarë.

Ato pretendojnë se kjo sipërfaqe u takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i kanë takuar asnjëherë Manastirit të Deçanit.

Jo vetëm institucionet lokale në Deçan, por edhe Qeveria e tanishme, si dhe disa qeveri të kaluara kanë shprehur haptas bindjen se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, kur ai ka vendosur t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit.

Në një formë apo tjetër, këtë mendim e kanë shprehur edhe kryeministri aktual, Albin Kurti, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Por, kërkesa të vazhdueshme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese – autoritetit përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës – ka nga shtetet e QUINT-it: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

You Might Also Like

Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor

Kryetari i Sindikatës së PK-së nderohet me medalje nderi në Poloni

Abdixhiku: Bajraktari një zë i fuqishëm i Kosovës në SHBA

Demiri nxit partneritete akademike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Kurti: Riafirmojmë angazhimin e palëkundur për barazi gjinore

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ka filluar realizimi i projektit që bashkon lumenjtë në Nerodime të Ferizaj

Kosova Times Kosova Times March 31, 2024
Abdixhiku uron Pashkët ortodokse: Për shumë mote, gëzuar!
Sveçla mori pjesë në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit
Sot, 115-vjetori i “Normales” së Elbasanit/ Shkolla e mesme e parë shqipe
BQK në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në Luksemburg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?