By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca gjermane: Putin shpalli luftë kundër Perëndimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Inteligjenca gjermane: Putin shpalli luftë kundër Perëndimit
Ballina 2Rajon / Botë

Inteligjenca gjermane: Putin shpalli luftë kundër Perëndimit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 1:56 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Udhëheqësi i shërbimit sekret të Gjermanisë, Bruno Kahl, e ka konsideruar luftën e Rusisë në Ukrainë si “shpallje e luftës” kundër gjithë botës demokratike perëndimore.

Duke folur para një komiteti parlamentar, Kahl, ka thënë se lufta e presidentit rus, Vladimir Putin nuk ka pasur synim primar territorin e Ukrainës.

Putin do të vazhdojë të përdorë forcën e tij – siç e ka bërë në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime dhe Donbas – për të arritur qëllimet e tij politike, ka thënë ai.

Kur ka qenë fjala për konfliktin në Ukrainë, ai ka thënë se pret që luftimet të vazhdojnë edhe vitin tjetër, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëshojë territor.

Kahl ka thënë po ashtu se paralajmërimeve të shërbimit që ai udhëheq nuk u është kushtuar vëmendje e madhe.

“Fatkeqësisht është bërë traditë në diskursin publik, në dekadat e fundit, që vazhdimisht të injorohen dhe të shtypen kërcënimet reale – dhe të konsiderohen nga autoritetet e sigurisë si frikësuese apo pompoze”.

Zhvillime të tilla, sikurse lufta në Ukrainë, tregojnë pse Gjermanisë i duhen autoritetet e sigurisë, ka thënë ai.

Në mesin e zhvillimeve tjera globale përfshihet edhe ajo e një “Kine autokratike që synon të bëhet fuqi globale”, ka thënë Kahl.

Bordi i shërbimit sekret gjerman zakonisht takohet fshehurazi, mirëpo, një herë në vit, udhëheqësit e institucionit përgjigjen publikisht.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku

Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi – “Gjëmba” territoriale

Rrëshqitje dheu përfshin një fshat në Java Perëndimore

Strategjia e re e mbrojtjes së SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin me plan për të dërguar “Wagnerites” në rajonin e Belgorodit

Kosova Times Kosova Times June 3, 2023
Porti i Odesës goditet nga një sulm masiv rus
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
Kurti: Së shpejti e-Kosova me shërbime të tjera
Arrestohen dy persona, dyshohen për dëmtim të pasurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?