By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë GUXO, Zyra rekomandon kuvendin e ri brenda 45 ditësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë GUXO, Zyra rekomandon kuvendin e ri brenda 45 ditësh
Ballina 1Lajme

KQZ nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë GUXO, Zyra rekomandon kuvendin e ri brenda 45 ditësh

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 5:08 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Partia GUXO duket se do të shkoj sërish në një kuvend zgjedhor të brendshëm për zgjedhjen e lidershipit të saj kur u duk fillimisht se u rehatua me dy Kryetarë në krye të saj.

Kuvendi i kësaj partie i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike.

Në raportin e siguruar nga Gazeta 10, të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.

Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Madje sipas monitoruesve, kjo çështje u shtruar si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.

Në raport, thuhet se me datën 13 shtator 2022, përfaqësuesi i partisë politike GUXO ka dorëzuar në Zyrë materialet nga Kuvendi, dhe tek pjesa e njoftimit të ndryshimeve, në pjesën ku duhet të nënshkruhet Kryetari, është nënshkruar Faton Peci.

“Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të partisë politike Guxo, votimi i dy Kryetarëve ishte më shumë veprim politik dhe se në arenën politike Guxo do të përfaqësohet nga dy Kryetarë, Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, të cilët janë votuar në Kuvend ndërsa ligjërisht Guxo përfaqësohet vetëm nga Faton Peci” thuhet në raport.

Në rekomandimet e mëtejshme të Zyrës, thuhet se ndryshimet e statutit dhe përshtatshmëria ligjore nuk janë në përputhje me Rregullën 01/2013, pra konsiderohet si shkelje.

“Zyra vlerëson që ndryshimi i Statutit të partisë politike për të lejuar partinë të ketë më shumë se një Kryetar, është shkelje e Rregullës 01/2013 për Regjistrimin dhe veprimin e partive politike, më saktësisht e çdo neni ku përmendet Kryetari si një person i vetëm. Pra kjo Rregullë në asnjë nen nuk e thekson mundësinë që një parti politike e regjistruar mund të ketë më shumë se një kryetar” thuhet në raport mbi punën e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Politike GUXO, i datës 14 shtator 2022.

Përpos kësaj, thekson raporti, të gjitha dokumentet zyrtare të Zyrës, duke filluar nga ato për përmbushjen e obligimeve të rregullta deri ato zgjedhore, kërkohet në shkrimi i një Kryetari dhe Zyra ligjërisht njeh vetëm një Kryetar të një partie politike.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike të KQZ e njeh si të pavlefshëm procesin e zgjedhjes së dy Kryetarëve të partisë Guxo.

“Duke u nisur nga çfarë u tha më lartë, në përputhje me nenin 14, paragrafi 3 i Rregullës 01/2013 i cili thekson se ndryshimi i Stautit të partisë politike që nuk është në përputhje me këtë Rregull, është i pavlefshëm. Zyra konstaton se ndryshimet e Statutit të partisë politike Guxo që kanë dal nga Kuvendi i parë themelues i datës 7 shtator 2022, janë të pavlefshme dhe rrjedhimisht votimi i dy Kryetarëve konsiderohet i pavlefshëm” thuhet në raport.

Në fund, Zyra rekomandon që Statuti legjitim i partisë politike Guxo të konsiderohet ai me të cilin është regjistruar partia politike.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike të KQZ-së i rekomandon partisë politike Guxo që brenda 45 ditësh të sigurojë zgjedhjen e një Kryetari të vetëm të partisë politike në përputhje me Statutin e partisë politike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Biblioteka Kombëtare restauron 600 libra të viteve 1800-1940

Kosova Times Kosova Times May 24, 2024
Tiranë, senatorja amerikane: E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan
Kosovë-Hungari, nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi për arsimin e lartë
Osmani: Diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori
Shtyhet afati për konvertimin e patentë shoferëve deri më 23 gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?