By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik
Lajme

Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 2:29 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Fuqizimi i sektorit privat, promovimi i potencialeve për investime dhe i eksporteve të Kosovës, por edhe avancimi i dialogut publiko-privat ishin në thelb të diskutimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, me lidershipin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në takim me Bordin e Guvernatorëve të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka sektori privat edhe në krijim të vendeve të punës por edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Ai lavdëroi sektorin privat për qëndrueshmërinë përgjatë viteve pavarësisht konkurrencës së madhe rajonale e globale, por edhe mungesës së përkrahjes së shtetit në të kaluarën. Ai tha se fokusi i ardhshëm duhet të jetë në fuqizimin e diplomacisë ekonomike por edhe kapaciteteve institucionale për promovim të investimeve të huaja. Kryeministri shprehu qartazi vullnetin e tij të mirë për dialogim të mirëfilltë me sektorin privat në Kosovë, për të mundësuar, mes tjerash një mjedis për zhvillim të qëndrueshëm dhe të hovshëm ekonomik.

Presidentja e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane Afrore Rudi ofroi partneritetin e sinqertë të Odës Amerikane për ofrim të rekomandimeve për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat. Ajo sqaroi se Oda Amerikane i organizon përpjekjet e saj avokuese përmes të gjashtëmbëdhjetë komiteteve që funksionojnë në kuadër të Odës Amerikane ku gërshetohet edhe ekspertiza e industrive të ndryshme që përfaqësohen në Odën Amerikane.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka prezantoi prioritetet e reja avokuese të organizatës, duke përfshirë kërkesën për një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat që do të funksiononte në kuadër të zyrës së kryeministrit, e përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat. Oda Amerikane propozon edhe strukturimin e Agjencisë për Promovim të Investimeve dhe Ndërmarrjeve të Kosovës ose ndonjë trupi tjetër të ri për promovim të investimeve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të shërbente edhe si portë e vetme për komunikim me investitorët. Zeka në fund tha se Oda Amerikane do të ofrojë përkrahjen e saj për fuqizimin e kapaciteteve të diplomacisë ekonomike të Kosovës.

Në takimin në të cilin morën pjesë edhe Luan Dalipi, Shef i Stafit të Kryeministrit, si dhe Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar për Teknologji të Informacionit, anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane dhanë edhe rekomandime të tjera për aspekte specifike të të bërit biznes në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps

KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
Kurti e Krasniqi takohen sot, pritet të flasin për konstituimin e Kuvendit
Muja: Nëse s’do të ishim ne, do të mungonin 1 miliard euro në buxhet
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Dëshmitari i 105 në Speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?