Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë, i cili kërkohet për një rast të kanosjes.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/