By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama takon deputetë të Bundestagut
July 16, 2025
Bislimi diskuton me deputetët gjermanë për integrimin evropian të Kosovës
July 16, 2025
Prokuroria flet pas bastisjeve në Prishtinë, Ferizaj e Shtime
July 16, 2025
Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë
July 16, 2025
Hoxha, takim me drejtorët rajonalë e komandantët e stacioneve policore
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak takon Vuçiqin në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lajçak takon Vuçiqin në Beograd
Rajon / Botë

Lajçak takon Vuçiqin në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 12:05 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të takohet të hënën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç kanë njoftuar nga kabineti i Vuçiqit, pas takimit nuk do të ketë deklarata për media.

Lajçak ka arritur në Beograd pas një takimi që ka zhvilluar katër ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas atij takimi është thënë se përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt.

Lajçak u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa tema, përfshirë atë të riregjistrimit të veturave me targa serbe në RKS (Republika e Kosovës).

Ai ka përmendur se afati për riregjistrim skadon më 31 tetor dhe se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë se cilat janë planet në këtë drejtim.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Autori i Ligjit të ‘Sanksioneve Ferri’ paralajmëron Putinin për përsëritjen e fatit të Iranit nëse refuzon të ndalojë luftën

Ndërlidhja elektrike: Asnjë zgjidhje për kabllon Kretë-Qipro

Trump thotë se raketat Patriot ‘tashmë po dërgohen’

‘Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë’ – 12 të plagosur në sulmet masive me dronë dhe raketa ruse

Rënie nga dritaret ose poshtë shkallëve, mbytjet, helmimet… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Putini nuk do të përdorë armë bërthamore?

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Organizohet turneu “TOP 8” për U21
Zvicra shkon në pushim me epërsi kundër Italisë
Made in Veles: Kartelat e Trumpit me “miliona”
Policia përgënjeshtron raportimet se Pantiq u keqtrajtua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?