By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla bëri hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla bëri hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizimit
Lajme

Sveçla bëri hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizimit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 3:48 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla njëherit edhe Koordinator Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport bënë hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizimit.

Në këtë takim ministri Sveçla tha se ofrimi i një ambienti të sigurt, përmes sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është ndër prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se sa i përket angazhimit në raport me përfshirjen e qytetarëve tanë në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste, vendi ynë ka qenë i suksesshëm në kthimin e tyre mirëpo duhet të kemi në vëmendje se edhe në raporte ndërkombëtare ku theksohet se dënimet e personave me prirje dhe thirrje që qojnë drejt bashkimit në organizata të tilla nuk kanë qenë të merituara. Kjo rithekson edhe një herë nevojën e bashkëpunimit por edhe ndër-veprimit të të gjitha institucioneve tona që të kemi sukses të garantuar në luftimin e kësaj dukurie.

“Përveç ekstremizmit me motive fetare, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etno – nacionalizmi janë në rritje. Në rastin më konkret, deklaratat e liderëve të së djathtës ekstreme në Serbi janë ato që Serbia i synon në vazhdimësi në raport me Republikën e Kosovës. Këta liderë janë shfaqur jo rrallë herë në takime e mbledhje në veri të vendit tonë duke influencuar dhe cytur grupe ekstreme e të dhunshme, për më keq, të gjithë i kemi parë aktet terroriste të grupeve kriminale serbe ndaj zyrtarëve tanë policor dhe ndaj qytetarëve e pronave të tyre. Pra, ne duhet të bashkëpunojmë si tërësi në luftimin e ekstremizmit e terrorizmit por në veçanti duhet të kemi vëmendjen në ideologjitë ekstremiste serbe që synojnë të infiltrohen në veri të vendit tonë”-tha ministri Sveçla.

Ministri Sveçla vuri në dukje se terrorizimi është kërcënim global dhe nuk mund të parandalohet dhe luftohet vetëm. Në këtë drejtim institucionet tona duhet të ndërmarrin veprime për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive në luftën globale kundër terrorizmit dhe financimit të tij, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me partnerët dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërsa në anën tjetër ambasadori i OSBE-së, z. Davenport vlerësoj lartë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së sidomos në fushën e luftimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, duke theksuar se  Republika e Kosovës është ndër vendet e para  e cila e ka sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra të huaja.

Në fund ambasadori z. Davenport theksoi se OSBE do të mbështesë edhe në të ardhmen  aktivitetet që dalin nga kjo strategji.

Kjo punëtori është duke u mbështetur nga OSBE. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Autoritetet energjetike: S’ka mungesë të rrymës, por mbingarkesë të rrjetit

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani do të fillojnë shkëmbimin e të dhënave personale të qytetarëve
Perparim Rama tregon ndryshimet e bëra lidhur me parkingjet në Prishtinë
Në Tiranë mbahet Parada e Krenarisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?