By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Kina po përshpejton planet për bashkim me Tajvanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken: Kina po përshpejton planet për bashkim me Tajvanin
Rajon / Botë

Blinken: Kina po përshpejton planet për bashkim me Tajvanin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 12:22 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Kina është duke çuar përpara synimet për bashkim me Tajvanin, me intensitet më të shtuar sesa është pritur, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pekini ka vendosur që status quo-ja nuk është më e pranueshme, ka shtuar ai.

Në një fjalim të mbajtur të dielën në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se nuk heq dorë nga mundësia e përdorimit të forcës.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për bashkim paqësor, mirëpo ne nuk do të premtojnë kurrë heqjen dorë nga përdorimi i forcës”, ka thënë ai.

Kina e konsideron Tajvanin – ishull që vetëqeveriset – si pjesë e territorit të saj.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin, në rast të ndonjë sulmi kinez.

Edhe Blinken ka thënë se ShBA-ja do të mbështesë kapacitetet e ishullit për të mbrojtur veten.

Uashingtoni ka ecur gjithmonë në një litar të hollë diplomatik sa i përket çështjes së Tajvanit dhe Kinës.

Politikat amerikane nuk parashohin veprime ushtarake në Tajvan, mirëpo presidenti Biden ka shkuar përtej tyre dhe ka përsëritur disa herë se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin.

Komentet e Bidenit vijnë teksa Kina po e mban Kongresin e Partisë Komuniste, në të cilën Xi pritet të fitojë një mandat të tretë në pushtet.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Kina, më pas, ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së Pelosit.

Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe i ka konsideruar “tejet provokative”.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

  • Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur.
  • Si qeveriset Tajvani?Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
  • Kush e njeh Tajvanin?Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.

You Might Also Like

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

“Pushtimi i Kievit në 3 ditë” nga Putini zgjat më shumë se beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

Axhenda ndërkomëtare

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vëllaznimi vazhdon me formën e mirë, mposht edhe Pejën

Kosova Times Kosova Times January 9, 2025
Hamza falënderkon Krasniqin: PDK-ja ka nevojë për unitet më shumë se kurrë
ShBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth Kosovës dhe Serbisë
OJQ-të kosovare nderojnë me homazhe liderin opozitar rus Navalny
Në AShAK hapet ekspozita në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?