By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gati katër muaj të shkuar huq për Elektrosever-in
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Gati katër muaj të shkuar huq për Elektrosever-in
Ballina 1Lajme

Gati katër muaj të shkuar huq për Elektrosever-in

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 5:49 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka plotësuar kushtet që i përcakton Udhërrëfyesi për Marrëveshjen për Energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga afati i paraparë, thonë zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Kjo kompani është licencuar më 24 qershor nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.

Elektrosever-i i ka pasur 100 ditë kohë për plotësimin e kushteve që do t’i mundësonin të operonte në tregun e Kosovës. Nga data e licencimit kanë kaluar 116 ditë.

ZRrE-ja nuk jep ndonjë përgjigjeje të qartë se si do të veprojë me këtë kompani, por i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka rrezik që Elektrosever-it “t’i tërhiqet licenca”.

Lajçak i ka bërë komente në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 13 tetor në Prishtinë, ndërsa katër ditë më vonë, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e energjisë kërkon “zgjidhje urgjente”.

Licencimi i Elektrosever-it ka qenë i paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e saj është bërë me 21 qershor.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Bazuar në kushtet e Udhërrëfyesit, kjo kompani, mes tjerash, është dashur të nënshkruajë marrëveshje teknike me Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, si dhe me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike – KOSTT. Po ashtu, është dashur t’i dorëzojë ZRrE-së një plan investimi, kostot e mirëmbajtjes, si dhe humbjet në rrjet, bazuar në analizën e infrastrukturës ekzistuese.

Në një deklaratë nga KOSTT-i dhënë Radios Evropa e Lirë thuhet se “deri më tani, nuk ka pasur progres në zbatimin” e pikave të Udhërrëfyesit.

Nga ZRrE-ja, ndërkaq, thonë shkurtimisht për REL-in se “do të veprojnë në harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë”.

Sipas Udhërrëfyesit, në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRrE-ja mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për Elektrosever-in, ndonëse para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësimin e BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh.

BE-ja, më pas, do të ofronte opinionin e ekspertëve, nëse do të kërkohej së paku prej ndonjërës palë.

REL i është drejtuar edhe kompanisë Elektrosever rreth kësaj çështjeje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Çeku: ZRrE duhet t’ia pezullojë licencën Elektrosever-it

Eksperti i çështjeve energjetike, Ethem Çeku, njëherësh ish-ministër i Energjisë në Kosovë, thotë se ZRrE-ja duhet t’ia pezullojë licencën Elektrosever-it.

Por paraprakisht, shton ai, duhet të informohen të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare se Elektrosever nuk i ka përmbushur kushtet.

“Nuk duhet të bëjmë veprime aty për aty, por duhet të paraprijë një fushatë e gjerë informuese mbi koston, mbi shpenzimet, në këtë kohë të madhe të krizës energjetike që mbizotëron në botë”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Ku qëndron problemi me rrymën në veri?

Kompania Elektrosever është paraparë të bëjë furnizimin dhe faturimin e rrymës së shpenzuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Banorët e tyre – shumica serbë – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga përfundimi i luftës, më 1999.

Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë marrë fatura me rritje. Nga 2017-ta e këndej – për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve – përgjegjësia për pagesën ka kaluar te Qeveria e Kosovës.

Vetëm për pesë vjet (2017-2021), institucionet e Kosovës kanë paguar mbi 70 milionë euro për rrymën e shpenzuar në komunat në veri.

Deri në vitin 2017, ajo pjesë është furnizuar me rrymë nga KEDS-i; nga 2017-ta e këndej, furnizimin e bën nënstacioni i Vallaçit, i cili është në pronësi të KOSTT-it.

Çeku thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i gjejë zgjidhje “veprimit politik” të popullatës shumicë në veri.

“Mospagesa e energjisë që bën komuniteti serb në atë pjesë, është krejtësisht veprim politik, nuk është veprim ekonomik e social… Problemi është se ajo pjesë nuk e njeh sektorin energjetik të Kosovës dhe nuk e paguan energjinë”, thotë Çeku.

A janë të gatshëm qytetarët në veri të paguajnë për rrymën e shpenzuar?

Disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk janë të gatshëm t’i paguajnë faturat e rrymës.

“Prej nga? Nuk kam të holla për diçka të tillë. Nuk e di se çfarë të bëj. Nuk kam me çka, nuk punoj askund dhe jam i lajmëruar në byronë për punësim”, thotë një qytetar që u identifikua vetëm si Nebojsha.

Dragan Antoviq thotë se rryma duhet paguar, por se nuk ka para.

“Unë jam pensionist, pensioni është i vogël… Unë nuk mund ta paguaj [rrymën] sigurisht, nuk kam pension të madh, nuk kam asgjë, çfarë të bëj, çfarë të ha”, shprehet Antoviq.

Lilana thotë se rryma duhet të paguhet dhe se “nuk e di nëse ka ndonjë vend në botë ku nuk paguhet”.

“Fakti që nuk paguhet rryma, është vetëm vullnet i mirë i Serbisë apo… Dikush po e bën një shërbim të mirë dhe unë nuk po e marr vesh këtë punë”, thotë Lilana.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes për Elekstrosever-in, Qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi që në vjeshtë të vazhdojë të paguajë rrymën në veri.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se “Qeveria e ka bërë të qartë qëndrimin se nuk do ta mbulojë më koston e shpenzimeve të konsumit të energjisë elektrike në veri të vendit”.

KOSTT, po ashtu, thotë se nuk ka mjete për të mbuluar shpenzimet atje.

You Might Also Like

Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime

Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë

Kurti: Qeveria e Kosovës do të qëndrojë pranë prodhuesve vendor

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Xi fton Putinin të vizitojë Kinën

Kosova Times Kosova Times March 21, 2023
Von der Leyen takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor
Biden: Pandemia e COVID-19 ka përfunduar në ShBA
Nxënësit kthehen në shkolla
LDK e quan të papranueshëm shkarkimi i rektorit, ndërhyrje e partisë në pushet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?