By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë
Lajme

KMDLNj: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 3:49 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) konsideron se dialogu me Serbinë ndodhet në terr të plotë informativ, pasi kohëve të fundit në opinion po qarkullojnë modele për arritjen e një marrëveshjeje finale për normalizim të marrëdhënieve, ku mbizotërues është propozimi francezo – gjerman që preferon modelin e dy Gjermanive.

KMDLNj thotë se modeli i dy Gjermanive nuk e zgjidh problemin ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e bën më të ngatërruar duke e prolonguar për një afat dhjetëvjeçar.

Sipas KMDLNj-së, presionet ndaj pozitës dhe opozitës do të shtohen ditëve në vijim, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje shkel dhe shko e që nuk është kurrfarë zgjidhje që siguron qëndrueshmëri.

“Qytetarët nuk mund të vendosen para aktit të kryer dhe të informohen pasi të jetë arritur marrëveshja. Përgjegjësinë për këtë do ta ketë pozita, e pa kundërshtuar nga opozita. Askush në këtë situatë nuk duhet ta ketë synim rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, por duhet të ketë synim sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies”, thotë KMDLNj.

Sipas KMDLNj-së, kishte vizita të shpeshtuara të emisarëve të shteteve të Francës e Gjermanisë që ua kanë dorëzuar draft-propozimin kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit serb, Vuçiq, në Beograd.

Në kohën kur Vuçiq e pranoi se është një kornizë e re për bisedime, kryeministri Kurti është deklaruar se nuk ka një të tillë për ta pranuar më në fund se megjithatë është një propozim i pa lëndëzuar. Ka filluar presioni i ndërkombëtareve që të pranohet ky propozim sepse ai i radhës mund të jetë më i keq, thekson KMDLNJ, duke shtuar se shantazh dhe presion klasik dhe, në këtë luftë të pandershme po shquhet eurodeputetja Viola von Cramon dhe disa të tjerë.

KMDLNj thotë se opozita nuk po insiston që të sigurohet transparencë në bisedime ndonëse e ka detyrim ndaj votuesve dhe duke luajtur një rol të tillë pasiv, ajo po merr pjesë në mjegullimin e procesit të bisedimeve, ndërkohë që do të duhej të përdoren të gjitha mjete parlamentare për ta detyruar kryeministrin e Kosovës të raportojë në baza të rregullta për këto bisedime.

Për më tepër, KMDLNj thotë se edhe shoqëria civile është krejtësisht pasive për dallim që më herët, gjatë legjislaturave të kaluara ishte, me të drejtë, e zhurmshme për sigurimin e transparencës.

“Mos të flasim se si sillej pozita aktuale që përdori të gjitha mjetet e pa dhunshme dhe të dhunshme, në emër të sigurimit të transparencës për bisedime. Nuk ka asnjë kuptim pohimi i opozitës se nuk e pengojnë procesin e bisedimeve dhe do ta votojnë çdo marrëveshje që sillet në Kuvend pa pasur asnjë informatë mbi ecurinë e këtyre bisedimeve.  Opozita duhet të jetë bashkëpunuese, por duhet të insistojë në sigurimin e transparencës, sepse ia kanë premtuar qytetarëve, në këmbim të votës”, përfundon KMDLNj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm

Kosova Times Kosova Times February 21, 2025
Tërmet i frikshëm në Meksikë
Osmani takon sekretarin britanik Lammy:Pres të forcojmë më tej lidhjet tona
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë operacionale
Një avion u rrëzua në Austri, vdes piloti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?