By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza e shkaktuar nga lufta, më e larta në rajon bashkë me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza e shkaktuar nga lufta, më e larta në rajon bashkë me Kosovën
Ballina 1Lajme

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza e shkaktuar nga lufta, më e larta në rajon bashkë me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 12:51 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.

Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.

Raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në vend, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë. Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri si rrjedhojë e pasojave të luftës. Për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.5 mijë persona.

Në Serbi pritet ti shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, Në Mal të Zi me 913.

Në raport me popullsinë e vitit 2021, Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri, me 3.7% të totalit të popullsisë, e ndjekur nga Shqipëria me 1.5%, ndërsa më të ulët efektin do ta ketë Mali i Zi (0.1%) dhe Maqedonia e Veriut (0.4) dhe Serbia (0.6).

Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë, dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19% që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.

Raporti thotë se ndërsa fëmijët përbëjnë 25% të popullsisë, ata përbëjnë gati 40% të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.

Shqipëria dhe Kosova kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 dhe 2.1% të totalit të fëmijëve.

“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.

Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë, si ushqimi dhe karburantet.

Dhe kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen. Si rezultat, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, thotë agjencia e OKB-së.

Rritja e varfërisë së fëmijëve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mund të rezultojë në 4,500 fëmijë të tjerë që të vdesin para ditëlindjes së tyre të parë dhe 117,000 fëmijë të tjerë të braktisin shkollën vetëm në vitin 2022, paralajmëron UNICEF.

You Might Also Like

Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

BE kërkon depolitizimin e KQZ-së

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Polaku i sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në aeroportin e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times August 13, 2023
“Dënime nën minimum”: Drejtësi që zvarritet, gra që vriten
Është një eliksir i vërtetë i shëndetit, por njerëzit me këto kushte shëndetësore nuk duhet të hanë hudhër
WSJ: Gjenden eksplozivë në makinën e të dyshuarit për vrasjen e Trump
BSPK: Mbetemi të palëkundur në angazhimin për promovimin e barazisë gjinore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?