By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja Kim inkurajon gjyqtarët kundër korrupsionit “të rezistojnë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadorja Kim inkurajon gjyqtarët kundër korrupsionit “të rezistojnë”
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadorja Kim inkurajon gjyqtarët kundër korrupsionit “të rezistojnë”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 5:24 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, u bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), që të “rezistojnë”, pasi tha se kriminelët janë duke e ndierë “presionin”.

Këto komente ajo i bëri më 19 tetor, gjatë vizitës në këtë gjykatë, e cila ende nuk e ka plotësuar numrin e nevojshëm të anëtarëve dhe përballet me një numër në rritje të çështjeve që duhet të gjykojë.

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqij se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare”, tha ambasadorja Kim, sipas një njoftimi të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Kim po ashtu theksoi se Shqipëria po kalon nëpër një periudhë kritike të reformës në fushën e drejtësisë.

“Kriminelët po e ndiejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, tha ambasadorja amerikane.

Vizita e ambasadores Kim në GjKKO vjen disa ditë pasi ajo theksoi se është e vetëdijshme për përpjekjet për të joshur apo frikësuar gjyqtarë dhe prokurorë për të shtrembëruar drejtësinë, që të fuqishmit të mos ndëshkohen. Ajo kujtoi se ShBA-ja po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

Më 19 dhjetor të vitit 2019, Gjykatës për Krime të Rënda iu ndryshua emërtimi në Gjykatë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila u ngrit për të gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

Por, interesi i gjyqtarëve për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate ka qenë i ulët. Nga 16 anëtarë që duhet të ketë kjo gjykatë, aktualisht ka vetëm tetë. Për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme duhet që gjyqtarët të kenë jo më pak se shtatë vjet përvojë pune, të kenë kaluar procesin e vetting-un në formë të prerë, të mos kenë pasur masa disiplinore, por edhe të pranojnë disa kushte si: përgjimin e telefonave të tyre dhe familjarëve dhe kontrollin e llogarive bankare.

Sipas raportit të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i mbështetur nga Ambasada e ShBA-së në Tiranës, në dy shkallët e GjKKO-së janë 13 gjyqtarë nga 27 që do duhej të ishte organika e plotë. Shqetësim përbën fakti se pavarësisht hapjeve të thirrjeve për aplikim, gjyqtarët nuk kanë interes për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave, ndërsa numri i dosjeve që mbërrijnë në këtë gjykatë, është në rritje.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kushtet për takimin me Vuçiqin janë të njejta, të dorëzohet Radoiçiq

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Selver Lenjani viziton Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin amerikan
Anglia në epërsi
Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
Rusët nuk do të lejohen të votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse në vendet “jomiqësore”.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?