By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar: Mbështesim aspiratat e Kosovës për integrime euro-atlantike
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Escobar: Mbështesim aspiratat e Kosovës për integrime euro-atlantike
Ballina 1Lajme

Escobar: Mbështesim aspiratat e Kosovës për integrime euro-atlantike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 11:47 AM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me emisarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar tha se kanë diskutuar tema të ndryshme, teksa ka kritikuar Serbinë për mosimplementim të marrëveshjeve. Ajo tha se ShBA-të duhet të angazhohen në rajon, sepse aq më shumë që angazhohen ato rezultatet janë të kapshme.

“Historia e ShBA-së në Kosovë dhe rajon është e pazëvendësueshme dhe ekzistenciale. Sa më shumë angazhim të kemi nga aleati ynë, SHBA, aq më të mira janë rezultatet për paqe dhe stabilitet në rajon. Në këtë drejtim vura në pah punën e institucioneve për anëtarësim të Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha ajo.

Sipas presidentes, me të deleguarin amerikan po ashtu ka diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Kosova ka qenë gjithmonë palë konstruktive në dialog, e po ashtu është e gatshme ta rrisë angazhimin për gatishmërinë për intensifikimin e procesit të dialogut. Shfrytëzova rastin për të shprehur shqetësimin për mosimplementim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Ajo vazhdon të mbështesë strukturat kriminale serbe”, tha ajo.

Osmani tha se do të jenë në koordinim me ShBA-të në të gjitha proceset.

“ShBA nuk kanë aleat më të madh se shtetin e Kosovës dhe popullin e saj, jo vetën në rajon por edhe më gjerë”, tha presidentja.

Kurse emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë ishte t’i japë mbështetje aspiratave euroatlantike të Kosovës.

“Qëllimi i vizitës është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe mike të mirë. Është miqësi e partneritet i bazuar jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe në ndarjen e vlerave të njëjta. Pata dëshirë të shpreh mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen e saj në dialog. Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuar në këtë drejtim. Ngjarjet e kësaj jave janë dëshmi se si Kosova po kontribuon për agjendën e lirisë dhe demokracisë”, theksoi ai.

You Might Also Like

Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së

Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin

SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani

Lajçak: Mirëpres nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?