By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa
November 12, 2025
Ne kemi gjetur palltot më të mira prej leshi të sezonit, në të cilat do të jetoni shkëlqimin
November 12, 2025
Një parfum që të transporton menjëherë në një jaht në një det ekzotik
November 12, 2025
Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe
November 12, 2025
Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill, Serbisë: Kjo nuk është ‘nëna Rusi’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hill, Serbisë: Kjo nuk është ‘nëna Rusi’
Ballina 2Rajon / Botë

Hill, Serbisë: Kjo nuk është ‘nëna Rusi’

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 4:44 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se ShBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.

“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë.

Ambasadori amerikan tha se e di që është e vështirë për Serbinë, pasi ky shtet për dekada me radhë ka raporte të mira me Rusinë, por Rusia e sotme është një shtet ndryshe, është një Rusi që brutalisht sulmon fqinjët e saj dhe se Serbia duhet të marrë një qëndrim për këtë.

“Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill.

Ai tha se nuk mendon se dikush po e kërcënon Serbinë për këtë çështje, por shtoi se mendon se shtetet tjera po i kërkojnë Serbisë që të marrë qëndrim.

Duke folur për mundësinë që SHBA-ja ta ndihmojë Serbinë në rast se preket nga vendosja eventuale e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori amerikan tha se shteti i tij po punon që të sigurohet që Serbia të ketë një sërë furnizuesish të energjisë dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.

“Duam të punojmë me Serbinë për këtë çështje, kompanitë amerikane janë shumë të interesuara në Serbi që të gjejnë furnizues shtesë të energjisë, në mënyrë që shteti të mos jetojë nën një lloj shantazhi që vjen nga Rusia”, tha Hill.

Ai theksoi se është në interesin e Serbisë që të ketë furnizues të ndryshëm të energjisë, në mënyrë që askush të mos mund ta shantazhojë.

“Definitivisht ka kosto politike në këtë çështje dhe çdo shtet, përfshirë Serbinë, duhet të jetë e shqetësuar kur furnizuesi kryesor për ngrohje dhe rrymë lidh furnizimet e energjisë me nevojat e tij politike, sikurse Rusia vepron me Serbinë dhe të tjerët”, shtoi ai.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Hill tha se ai e kupton se është një çështje e madhe për popullin serb, por ai u bëri thirrje atyre që të shohin dallimet midis situatës në Kosovë dhe situatës aktuale në Ukrainë.

Rusia, tha ai, ka nënshkruar memorandumin e Budapestit në maj të vitit 1994, ku në mënyrë eksplicite është pajtuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj, dhe sipas tij, tani po shkel këtë pikë, teksa kërkoi nga populli serb që të ndjekë atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“E kuptoj se kjo është pyetje e madhe për popullin e Serbisë. Por, po ashtu u bëj thirrje që ta kuptojnë dallimin e madh në mes të kësaj pyetjeje të vështirë dhe situatës në të cilën ne tani kemi një fuqi të madhe që po sillet ndryshe dhe po tenton që të marrë diçka që i takon një shteti fqinj. Dhe kjo është një situatë shumë e ndryshme. Nuk mendoj se është mirë të shikohet pas dhe të bëhen ngjashmëri historike. Mendoj se duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e situatës që kemi sot”, tha Hill.

Rusia është nën sanksione perëndimore pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar këtyre sanksioneve.

You Might Also Like

Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe

Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4,000 faqesh: “Turp të keni”

Nesër, PE do të votojë për zgjatjen e privilegjeve tregtare për Ballkanin Perëndimor

BBC mbi sanksionet kundër NIS: Vuçiç shkëmben fyerje me Kremlinin, Serbia në konflikt me Moskën

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Brad Pitt shan kolegun Clooney! (video)

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Ekspertët: Jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje
AShSH konference mbi rrugëtimin shqiptar për pavarësinë
Tineke Strik: Evropa duhet të mbështesë qartë arrestimin e Milorad Dodik
Protesta kundër dënimit te Sergei Furgal ish guverntorit te Khabarovskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?