By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Inflacioni në Kosovë ka arritur rreth 20 per qind
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Abdixhiku: Inflacioni në Kosovë ka arritur rreth 20 per qind
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Inflacioni në Kosovë ka arritur rreth 20 per qind

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 2:17 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar deklarimet e ministrave të Qeverisë së Kosovës për njohuri dhe për padituri. Sipas tij reagimi është shumë i vonshëm. “Po bëhen gati tetë muaj që kanë filluar me rritjen e çmimeve. Sot kemi inflacion të lartë, prej se keni ju ardhur në pushtet 19.3 është inflacioni në vend”, theksoi ai.

Abdixhiku vlerësoi se mos veprimet e Qeverisë së Kosovës, për shkak të zhvillimeve në tregjet globale, kanë bërë që sot në Kosovë të kemi inflacion me 20%.

Për projektligjin, për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Abdixhiku tha se do të dëmtohen bizneset e vogla.

Reagimi i tij erdhi pas fjalës se Ministri i Financave, Punës dhe i Transfereve Hekuran Murati, i cili tha se ky projekt ligj do ta rregullojë problemin e çmimeve bazike.

“Rritja e çmimeve në treg ka dy faktorë kryesor kontribuues. E para është importi, për shkak se për kaq vite nuk është bërë asgjë për rritjen e kapaciteteve prodhuesve në vend, pra ne jemi vend i varur nga importet. Ne kemi filluar me masat përkrahëse dhe ato kërkojnë kohë. E para është çmimi që është rritur në nivel global dhe qeveria nuk ka kontroll dhe e dyta është me tregtar nga vendi”, tha Murati, duke përmendur se ka tregtar abuzues që e rrisin marzhën e fitimit deri në 90%.

Sipas tij ka qeveria në problemin e parë nuk do të mund të marrë masa, ndërsa me këtë projektligj, për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, do të ndalen abuzimet dhe do të ndalë marzhën e fitimit që është në mënyrë abuzuese.

Ministri Murati mori shembull çmimin e vajit që në ditët e fundit ka ardhur me çmimin 1.40 cent ndërsa po shitet 2.60 cent dhe ky çmim është me marzhën e fitimit 90%. Sipas të parit të financave të Kosovës, heqja e TVSh-së nuk do të zgjidh problemin e çmimeve pasi që në raste të caktuara nuk është treguar funksional.

Ministrja Rozeta Hajdari, theksoi se për këtë projektligj është bërë pas një analize në treg. Ajo vlerësoi se ky ligj nuk shkel Kushtetutën e Republikë së Kosovës.

“Ky projektligj ka dalë duke u bazuar nga një grup punues. Pra është një evidencë dhe analizë. Ne nuk po adresojmë inflacionin dhe mos arsyeshmërinë e rritjes së çmimeve të produkteve në treg”, theksoi ajo.

Hajdari bëri me dije se po ndërhyjnë në çmimet e produkteve bazë, për shkak se ka produkte që shkojnë në fitim deri në 80%.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se tendenca për paraqitjen e çmimeve në treg nga qeveria se ato po manipulohen, gjoja nga disa abuzues nuk është i saktë. “Deri tash kjo qeveri, e as ministritë që e kanë si obligim primar, apo autoritetet shtetërore nuk kanë paraqitur asnjë evidencë, se rritja e çmimeve enorme po shkaktohet nga disa abuzues”, tha Krasniqi.

Sipas tij kontrolli i çmimeve më shumë shkakton probleme në ekonomi, sesa që mund të japë ndihmë tek konsumatorët. Krasniqi vlerësoi se ky projektligj është kundër Kushtetutës së Kosovës. Ai tha se projektligji ka shumë mangësi.

Edhe Mimoza Kusari nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, tha se qëllimi kryesor është i këtij ligji është ruajtja e qytetarëve dhe konsumatorëve.

“Në këtë proces është i nevojshëm mekanizmi ligjor dhe në raste të caktuara të vë kontroll”, tha ajo. Sipas saj është e domosdoshme ndërhyrja dhe marrja e masave të tilla.

Ndërsa në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Kosova është vend me ekonomi të lirë të tregut dhe çmimet rregullohen në bazë të kërkesës dhe ofertës.

“Me këto iniciativa ligjore ju po ricikloni sisteme të kaluara”, theksoi ajo. Sipas saj ky projektligj nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Lekaj: Ky Projektligj dëmton kompanitë prodhuese në Kosovë

Ndërkaq në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deputeti Pal Lekaj, vlerësoi se Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër tregut.

“Ky Projektligj dëmton kompanitë prodhuese në Kosovë, nene dhe amendamente të caktuara dëmtojnë ekonominë e lirë dhe dëmton demokracinë në Kosovë”, theksoi ai. Sipas tij AAK, kërkon largimin e TVSh-së, për produktet bazë sesa në këtë formë sipas e sjellë në Kuvend, Qeveria e Kosovës. Lekaj bëri me dije se AAK do të votoj kundër këtij projektligji.

You Might Also Like

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Opozita maqedonase përgatitet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
Sudani refuzon të marrë pjesë në bisedimet rajonale të paqes
Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik
Turqia do të zhvillojë bisedime për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë
Në Rusi po u vihet zjarri qendrave të votimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?