By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike
June 6, 2023
Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Objektivi i qeverisë është transformimi i ekonomisë agro-rurale
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti: Objektivi i qeverisë është transformimi i ekonomisë agro-rurale
Lajme

Kurti: Objektivi i qeverisë është transformimi i ekonomisë agro-rurale

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 5:47 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Në edicionin e 22-të të Panairit ndërkombëtar të agrobiznesit dhe ushqimit “AGROKOS”, që po zhvillohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi agro-bizneset pjesëmarrëse në panair. 

Kryeministri Kurti vizitoi stendat e prodhuesve vendor dhe bisedoi me ta për rritjen e prodhimtarisë, rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore, potencialin për zhvillim të mëtejmë dhe depërtimin në tregje ndërkombëtare. Ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nisma që promovojnë sektorin agro ushqimor dhe rrisin mundësitë e fuqizimit ekonomik në sektorin e bujqësisë.

Përfaqësuesit e agro-bizneseve biseduan me kryeministrin për mundësitë që panairi ofron për rrjetëzim dhe bashkëpunime mes agro-bizneseve vendore me ato të vendeve të rajonit, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat.

Së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Zëvendësministrin Imri Demelezi, Kryeministri Kurti theksoi synimet e Qeverisë për ta transformuar ekonominë agro-rurale, duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurrente në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Me këto synime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, ka planifikuar mbi 52 milionë euro përkrahje financiare për mbështetjen e kulturave dhe aktiviteteve bujqësore e blegtorale, ku nga këto veçse kanë përfunduar pagesat në vlerë prej rreth 42 milionë euro. Ndërsa janë ndarë mbi 26 milionë euro në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante në Bujqësi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%

Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve

Humbja e valëve të internetit të ‘Valës’, Telekomi tregon arsyen

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nxori thikën e kasapit dhe filloi të godiste me thikë njerëzit në stacionin e trenit +18 (Video)

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Ngjarjet që iu paraprinë tensioneve në veri
Presidentja Osmani pritet nga Abazoviq në Mal të Zi, diskutojnë për zgjerim të bashkëpunimit në disa fusha
Dy vëllezërit shqiptarë masakruan për vdekje 53-vjeçarin grek, zbardhen detajet. Njëri prej tyre i lidhur me vajzën e viktimës
Kelmendi e krahason Kurtin me Jabllanoviqin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?