By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini e zemëroi Kinën duke refuzuar të mbështesë Maduron
January 19, 2026
Maria Kolesnikova i bëri thirrje BE-së të angazhohet në dialog me Lukashenkon
January 19, 2026
Situata në Kiev është dramatike. Zelenski hyri në një konflikt të hapur me Klitschkon
January 19, 2026
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendosen në Ferizaj
January 19, 2026
Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat është 425 euro
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime
Rajon / Botë

ShBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 9:41 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se ShBA-ja ka prova se trupat iraniane janë “të angazhuara drejtpërdrejt në terren” në rajonin e Krimesë duke mbështetur sulmet ruse me dronë mbi infrastrukturën e Ukrainës dhe popullsinë civile.

Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli në Krime, në gadishullin e aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në 2014-n, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani kundër Ukrainës.

“Informacioni që kemi është se iranianët kanë vendosur staf dhe ofrojnë mbështetje teknologjike në Krime, por janë rusët ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha Kirby.

Shtetet e Bashkuara zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte mjete ajrore iraniane (pa pilot) për të sulmuar Ukrainën. Irani i ka mohuar pretendimet që i ka shitur municionet e saj Rusisë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Irani mund të ketë dislokuar personel ushtarak për të ndihmuar rusët pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive të rusëve me dronët e prodhuar nga Irani. Informacione të inteligjencës treguan se rusët u përballën me probleme teknike me dronët iranianë menjëherë pas dorëzimit të armëve në gusht.

“Vetë sistemet nuk po performonin sipas standardeve që me sa duket klientët prisnin,” tha Kirby. “Kështu që iranianët vendosën të transferojnë disa teknikë për t’i ndihmuar rusët t’i përdorin ato me një rezultat më të mirë.”

Administrata Biden publikoi detaje të mëtejshme në lidhje me përfshirjen e Iranit në luftën e Rusisë në Ukrainë. Administrata ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit lidhur me shtypjen brutale të qeverisë ndaj protestës antiqeveritare në javët e fundit, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgimin e sigurisë iraniane.

You Might Also Like

Putini e zemëroi Kinën duke refuzuar të mbështesë Maduron

Maria Kolesnikova i bëri thirrje BE-së të angazhohet në dialog me Lukashenkon

Situata në Kiev është dramatike. Zelenski hyri në një konflikt të hapur me Klitschkon

Burri futet me forcë në Bashkinë e Qytetit, vret një grua

Vladimir Putin u zhyt tre herë në ujë të akullt

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Barcelona vepër e vërtetë arti , plotë jetë, ngjyra, parqe dhe ushqim fantastik

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Çitaku për arsyen e mosshkuarjes së Kurtit në Hagë: Tallje pa kripë
OVL E UÇK-së: Vendim i padrejtë për Pjetër Shalën
Mijëra besimtarë ia dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut
Arrestohet një person për mashtrim të qytetarëve në vlerë rreth 2 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?