By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!
May 11, 2025
Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje
May 11, 2025
Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
May 11, 2025
Kusari-Lila fton deputetët që të zhbllokohet situata
May 11, 2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, voton Berisha
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!
Opinion

Të mos pranohen kushtëzimet për liberalizim të vizave!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 4:52 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Përderisa është duke u zhvilluar lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Ballkani Perëndimor, përkatësisht Kosova është vatër e krizës dhe mundësi potenciale e një lufte të re në këto hapësira!

Kushtëzimet e njëanshme ndaj Kosovës

Përderisa të gjitha shtetet demokratike në krye me Amerikën janë në përkrahje të Ukrainës, përfshirë edhe Kosovën, Serbia e vetme në Ballkan e mbështet agresionin rus në Ukrainë!

Përderisa bashkësia ndërkombëtare i ka ndezur “motorët” për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kësaj të fundit nuk ende nuk i ka vënë asnjë kusht për zgjidhjen finale, ndërsa ndaj Kosovës sa vijnë e shtohen presionet e natyrave të ndryshme, duke e tërhequr të njëjtën paralele mes liberalizimit të vizave dhe kompromisit politik në dialogun me Serbinë.

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve euro-perëndimorë në Prishtinë dhe takimet e ndara me pushtetin dhe opozitën janë sinjale të qarta për presion ndaj palës kosovare!

Edhe përkundër presionit nga ndërkombëtaret, liderët shtetërorë dhe partiak ende janë të mbyllur dhe jo transparent në raport me qytetarët, përkatësisht me opinionin publik dhe politik, për faktin se jo çdo gjë është duke shkuar në favorin tonë!

Mungesa e garancisë në dialog

Lëvizjet rutinore të zyrtarëve perëndimor nga Prishtina në Beograd, më tepër po bëhen për ta krijuar përshtypjen tek pala kosovare se kinse është duke u bërë presion i madh edhe ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës dhe se po kërkohet hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare!

Sikur të kishte presion të dyanshëm dhe të mirëfilltë, fillimisht bashkësia ndërkombëtare do duhej ta detyronte Serbinë që ta heqë Preambulën nga Kushtetuta, e cila e njehë Kosovën pjesë integrale të saj dhe jo vetëm.

Kërkesa e tjetër e ndërmjetësuesve në dialog do duhej drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për anulimin e Rezolutës 1244, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe e cila Kosovën e trajton vetëm si njësi territoriale e jo si shtet të pavarur dhe sovran.

Janë këto dy veprime, të cilat do ta shtonin garancinë se dialogu është duke shkuar në rrugë të mbarë, në të kundërtën askush dhe më asgjë nuk e siguron Kosovën që nuk del humbëse e madhe në fund të dialogut me Serbinë!

Mungesë e skajshme transparence nga liderët tonë shtetërore

Mungesa e transparencës në raport me ecurinë e dialogut me Serbinë, dhe opsionet që po i propozon faktori ndërkombëtar, si formula jo shumë të qarta për opinionin publik, i kanë vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës!

Draft-dokumenti i marrëveshjes së ofruar për palët në dialog nga Gjermania dhe Franca ende mbetët i paqartë, pasi politikanët kosovarë akoma nuk i kanë bërë transparente detajet, se çka në të vërtet paraqet ky draft-dokument!

Si qytetarë i këtij vendi, nuk e kam problemin se çfarë përfiton Serbia nga ky draft-dokument, por e kam shqetësimin, çfarë mund të humbasim ne nga ky propozim! Këtë shqetësim e kam nga e kaluara jo shumë e largët, me ç’rast Kosovës ju kishte ofruar nga Brukseli liberalizimi i vizave në këmbim të Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga i cili, neve kosovarëve na mbeti në dorë “të trashtë e surles! Pra, sot e asaj dite ish liderët shtetërorë mbetën të “lagur” nga hapja e shampanjës, kurse qytetarët pa viza!

Që kjo të mos na ndodhë edhe në dialog me Serbinë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm! Assesi nuk guxon të ndërlidhet liberalizimi i vizave me marrëveshjen finale, gjegjësisht me kartelën e “Zajednicës”, të cilën tashmë Serbia e ka në xhep nga viti 2013, gjegjësisht 2015, por ajo nuk është duke u mjaftuar më kaq, ajo është duke kërkuar diçka më shumë se kaq!

E këtë duhet t’ua thonë publikisht qytetarëve të Kosovës politikanët tonë, në radhë të parë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, pa anashkaluar edhe liderët opozitarë.

Meqë nuk ka transparencë në dialog, draft-dokumenti i propozuar nga Gjermania dhe Franca jo vetëm që duhet të bëhet publik, duhet të hedhet në diskutim publik paraprakisht pranimit apo jo nga pala kosovare.

Rreziku potencial dhe permanent nga Serbia

Përderisa janë të alarmuar Brukseli dhe Uashingtoni nga rreziku i invazionit serb, as ne në Kosovë nuk guxojmë ta bëjmë “gjumin” rehat! Pasi, për aq sa janë reale gjasat për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, aq më i madh është rreziku nga sulmet ushtarake të kësaj të fundit ndaj shtetit tonë!

You Might Also Like

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv

Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qindra artikuj ushqimorë “luksi” shtrenjtohen

Kosova Times Kosova Times October 6, 2023
Trumpi u njoftua për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë, thotë fushata e tij
Arabia Saudite dhe Turqia bindin Rusinë të kthejë fëmijët e marrë nga Ukraina
A do ta zvogëlojë Presidenti Trump mbështetjen për KFOR-in? Përgjigjet ambasadori Reeker
ShBA sërish i bën thirrje Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?