By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
May 21, 2025
Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
May 21, 2025
Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar
May 21, 2025
Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?
May 21, 2025
Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xi do të bëhej “mëkatar i gjithë kinezëve nëse sulmon Tajvanin”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Xi do të bëhej “mëkatar i gjithë kinezëve nëse sulmon Tajvanin”
Rajon / Botë

Xi do të bëhej “mëkatar i gjithë kinezëve nëse sulmon Tajvanin”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 2:53 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Presidenti kinez Xi Jinping, do të bëhej “mëkatar” i gjithë popullit kinez, nëse do të sulmonte Tajvanin, ka thënë Chen Ming-tong, udhëheqës i Byrosë për Siguri Kombëtare të Tajvanit.

Sipas tij, Xi nuk do të mund të fitonte këtë luftë, pasi do të përballej me sanksione ndërkombëtare dhe izolim diplomatik.

Kina e ka rritur presionin politik dhe atë ushtarak kundër Tajvanit – ishull që vetëqeveriset – në dy vjetët e fundit, me pretendimet se gëzon sovranitetin e këtij vendi, diçka që Taipei e kundërshton ashpër.

Në hapje të Kongresit të Partisë Komuniste në Kinë, dielën e diel, Xi ka thënë se i takon popullit kinez që të zgjidhë çështjen e Tajvanit, dhe se, Kina nuk do të heqë dorë kurrë nga përdorimi i forcës, ndonëse fillimisht është për zgjidhje paqësore.

Duke folur para gazetarëve, Chen Ming-tong, ka thënë se Xi do të mund të përballej me katastrofë, nëse çon përpara kërcënimet për sulm kundër Tajvanit.

“Nuk ka mundësi të fitores, nëse përdoret forca kundër Tajvanit”, ka thënë ai.

“Xi do t’i jepte fund të ashtuquajturës ripërtërije të popullit kinez, dhe do të bëhej mëkatar i popullit të tij”, ka thënë Chen, duke iu referuar ndarjeve mes atyre që janë kinezë sipas etnisë, dhe atyre që kanë shtetësi kineze.

Qeveria e Tajvanit e ka përsëritur disa herë se ky ishull, me 23 milionë banorë, duhet të vendosë vetë për të ardhmen.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin, në rast të ndonjë sulmi kinez.

Uashingtoni ka ecur gjithmonë në një litar të hollë diplomatik sa i përket çështjes së Tajvanit dhe Kinës.

Politikat amerikane nuk parashohin veprime ushtarake në Tajvan, mirëpo presidenti Biden ka shkuar përtej tyre dhe ka përsëritur disa herë se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi.

Kina, më pas, ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së Pelosit.

Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe i ka konsideruar “tejet provokative”.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

  • Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur.
  • Si qeveriset Tajvani?Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
  • Kush e njeh Tajvanin?Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.

You Might Also Like

Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?

Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar

Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?

Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë

Kremlini konsideron se ish BRSS “ekziston” ligjërisht.!

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje 28 minuta më herët

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Trupat ruse sulmuan Ukrainën me raketa dhe dronë. Një objekt infrastrukture kritike u dëmtua në rajonin e Lviv
Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit
Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë
Shqipëri, keqmenaxhimi i burimeve ujore dhe ndikimi në jetën e komuniteteve lokale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?