Kryetari i Forumit të Rinisë të LDK-së, Paris Guri, ka kundërshtuar ndërhyrjen e pushtetit në UP në rastin siç thekson të shkarkimit te rektorit.
“Kapja e Universitetit është shkelje e dinjitetit. E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti. E duam UP-në e lirë e të pavarur nga diktati i Qeverisë. Sepse duam arsim cilësor. Duam kushte të mira në institucionin e dijes. Duam normalitet gjatë studimeve. Studentët e studentet e meritojnë të arsimohen lirshëm, andaj mos ua shtoni edhe një krizë të radhës”, ka shkruar në profilin e tij në facbook. Paris Guri kryetar i FR të LDK. /Kosovatimes/