By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”
December 2, 2023
Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR
December 2, 2023
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
December 2, 2023
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
December 2, 2023
Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi
December 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe
Ballina 1Lajme

BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/10/21 at 6:36 PM
Kosova Times Published October 21, 2022
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE kërkon nga autoritetet kosovare, që për 10 muaj të shtyjnë afatin për regjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Ndonëse e cilëson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët atje, dhe në përputhje me praktikat evropiane.

“Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për ri-regjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj”, ka pohuar Stano në një përgjigje me shkrim.

Kjo shtrirje, sipas tij, do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur.

Njëkohësisht, pohon Stano, kjo do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbëve të Kosovës në veri t’u lëshohen letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeopolitik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

You Might Also Like

Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë

Kurti mbledh partinë, diskutojnë edhe për “dhunën që po ushtrohet kohëve të fundit”

Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre

Krasniqi: Qeveria është kundër fjalës së lirë

Kosova Times October 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?