By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit
January 22, 2026
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes
January 22, 2026
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur
January 22, 2026
Komuna e Prishtinës për ligjëratat rreth Speciales: Pa vendimmarrjen e DKA
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Sekretarja Albright e kishte përzemër popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Sekretarja Albright e kishte përzemër popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave
Ballina 1Lajme

Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Sekretarja Albright e kishte përzemër popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 9:09 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se është nder t’i adresohet këtij forumi sepse përmbledh dy tema të rëndësishme për paraardhësen e tij, Albright, Kosovën dhe fuqizimin e grave, duke çmuar lartë figurën e ish-sekretares.

“Sekretarja Albright luftoi për të përfshirë gratë në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes sepse kishte parë dallimin që bënin kur u jepej zë”, tha ai përmes një video-mesazhi.

Ai kujtoi fjalimin e Albright në Parlamentin e Kosovës më 2005, kur kishte kërkuar që grave t’u jepet më shumë hapësirë në jetën shoqërore.

“Që nga ajo kohë, Kosova ka zgjedhur dy gra në postin e presidentes, dhe më duhet të shtoj se janë dy gra më shumë presidente sesa ShBA-ja”, tha ai.

Përmes një video-mesazhi, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se diskutimet që do të zhvillohen në këtë forum janë të një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh situatën me luftën në Ukrainë.

“Kur gratë, paqja dhe siguria po sulmohet në qendër të Evropës është shumë urgjente që ne ekspertët, liderët e akademikët duhet të bëhemi bashkë për t’i diskutuar sfidat që po i kanosen agjendës së Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”, tha Metsola.

Në punimet e këtij forumi mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se gratë janë pjesë kyçe e garancisë së sigurisë, duke shtuar se dëshiron që në të ardhmen të shohë pjesëmarrje më të madhe të grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Angazhimi i grave në Kosovë nuk ka munguar në shtetndërtim dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë. Nuk ka garanci më të mirë për paqen e sigurinë përveç nëse kjo realizohet nga burrat e gratë bashkë”, tha ai.

Sipas të dhënave, 11 për qind e Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga gratë.

Sipas agjendës zyrtare, Forumi në edicionin e parë të tij do të mbledhë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, të cilët gjatë dy ditëve do të trajtojnë çështje që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

You Might Also Like

Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit

Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur

Komuna e Prishtinës për ligjëratat rreth Speciales: Pa vendimmarrjen e DKA

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 110 vota pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot fillon prezantimi i buxhetit të vitit 2023

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese
Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së
Lideri çeçen i ndan vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”
Vrasja në Podujevë: Policia e konfirmon, edhe një grua ka mbetur e plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?