By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
December 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Luhmanin falshin për procesin e Berlinit dhe liberalizimin e vizave
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe Luhmanin falshin për procesin e Berlinit dhe liberalizimin e vizave
Lajme

Kurti dhe Luhmanin falshin për procesin e Berlinit dhe liberalizimin e vizave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 6:21 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpritën ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Në këtë takim, të dytin pas atij në Konferencën e Sigurisë në Munih në shkurt të këtij viti, kryeministri Kurti dhe ministrja e Shtetit, Lührmann folën për bashkëpunimin me Gjermaninë në kuadër të agjendës së Republikës së Kosovës për integrim evropian, për Tregun e Përbashkët Rajonal si pjesë e Procesit të Berlinit, aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministren Lührmann për performancën ekonomike dhe demokratike të vendit në 18 muajt e fundit. Ai tha se Investimet e Huaja Direkte dhe eksportet po vazhdojnë trendin pozitiv të rritjes, ndërkaq që raportet ndërkombëtare si ai Transparency International dhe Reporterëve pa Kufi dëshmojnë përmirësimet në treguesit demokratikë dhe janë referencë që imazhi i vendit është shumë më i mirë se ç’ka qenë. Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan Gjermaninë për ndihmën, mbështetjen dhe qëndrimin tyre se liberalizmin i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë dhe pa ndonjë kusht shtesë.

Ata folën edhe për energjinë si çështje me shqetësim për të gjithë kontinentin e Evropës. Krahas planeve afatgjate për tranzicionin e drejt energjetik dhe investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike, kryeministri Kurti vendosi theksin te rëndësia e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji të dakorduar në Bruksel, ndaj të cilit Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet që u kanë takuar, dhe ballafaqimin me këtë dimër.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Tentim vrasje në Prishtinë, policia konfiskon 5 gëzhoja

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?