By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtarët ukrainas pa pushim në fushëbetejë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ushtarët ukrainas pa pushim në fushëbetejë
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtarët ukrainas pa pushim në fushëbetejë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 4:31 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbësorisë në rajonin lindor të Luhanskut, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt.

“Njësia jonë kaloi 27 ditë pa rotacion në një vendbanim atje”, thotë ajo për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Humbjet tona ishin të mëdha gjatë atij pozicionimi luftarak. U sollën përforcime, por vetë njësia nuk u tërhoq”, thotë ajo.

Pasi u largua nga vendbanimi i parë, njësia u zhvendos në një tjetër, gjithashtu në vijën e frontit.

“Ne qëndruam atje me dy njësi të tjera për 21 ditë”, kujton Hanna.

“Më pas, njësia jonë u tërhoq, por një javë më vonë u dërgua në një dislokim të tretë, në një zonë ku armiku ishte në ofensivë”, thotë ajo.

Hanna tregon se njësia, ku bënte pjesë, u nxor nga lufta në mes të gushtit. Por, përpara atij muaji, ishte në një zonë tjetër luftarake.

Hanna arriti të kalonte pak kohë me djalin e saj në shtëpi, pasi ishte plagosur dhe më pas ishte sëmurë.

“Djemtë që shërbejnë me mua, nuk kanë qenë në shtëpi për më shumë se një vit”, thotë Hanna, mbiemri i së cilës nuk do të bëhet publik, në përputhje me rregulloren ushtarake.

Kanë kaluar gati 250 ditë që nga pushtimi rus dhe ushtria e Ukrainës ka treguar suksese befasuese në fushëbetejë gjatë gjithë luftës, e veçanërisht gjatë muajit të fundit. Ekspertët ushtarakë pajtohen se morali i lartë dhe motivimi i trupave ukrainase janë çelësi i këtyre sukseseve.

Por, derisa luftimet intensive vazhdojnë, Kievi po përballet gjithnjë e më shumë me vështirësi psikologjike në menaxhimin e trupave pa pushim.

“Rotacionet nga fronti janë jashtëzakonisht të vështira”, thotë Volodymyr, anëtar i një njësie të mbrojtjes territoriale.

“Në njërën anë, luftëtarët lodhen dhe kanë të drejtë të pushojnë. Në anën tjetër, ata kanë përvojë luftarake dhe shumë prej tyre kanë atë kurajën që mund të zbehet, së bashku me motivin për t’u kthyer në front pas një pushimi të shkurtër”, thotë ai.

Pavlo Horbenko, psikolog në qendrën e shëndetit mendor të Akademisë Kiev-Mohila në Kiev, thotë se problemi duhet të trajtohet tani, kur është e qartë se lufta nuk do të jetë një “vrap i shpejtë”, por një “maratonë”.

“Për një garë të gjatë, ju duhet ta llogarisni forcën tuaj në mënyra të ndryshme”, thotë Horbenko.

“Nëse një njësi mbetet në vijën e frontit për kohë të gjatë, atëherë aftësia e saj luftarake ulet gradualisht”, thotë ai.

Shumëçka varet nga kushtet e pozicionimit, shton ai, por hulumtimet tregojnë se “aftësia luftarake mund të mbahet për rreth 40 ditë”.

“Edhe nëse motivimi është mjaft i fortë, aftësia fiziologjike për të marrë vendime do të ulet për shkak të lodhjes nga lufta”, thotë Horbenko.

Rotacionet e menaxhuara mirë mund ta përmirësojnë efektivitetin ushtarak, duke reduktuar mbështetjen në një numër relativisht të vogël individësh shumë të stresuar, pavarësisht se sa të motivuar janë, thonë ekspertët. Me kalimin e kohës, rotacionet rrisin edhe numrin e luftëtarëve me përvojë.

“Jemi ende këtu”

Olena ka shërbyer me një njësi të mbrojtjes territoriale në rajonin e Harkivit që nga 12 prilli.

“Pasi kaluam 90 ditë këtu, të gjithë prisnin rotacionin”, thotë ajo.

“Ishte paralajmëruar se do të ktheheshim në shtëpi dhe se një njësi tjetër do ta zinte vendin tonë. Por, ne jemi ende këtu”, shprehet Olena.

“Është duke u zhvilluar një luftë në shkallë të plotë dhe rregulloret nuk parashikojnë rotacione”, thotë Artemi, një ushtar i rregullt i Ukrainës, njësia e të cilit është e përfshirë në kundërsulme të vazhdueshme.

Psikologu Horbenko thotë se ushtarët që arrijnë të kthehen në shtëpi, shpesh përjetojnë probleme me shëndetin mendor, të cilat duhet të adresohen.

Sipas tij, ata ankohen për lodhje të vazhdueshme, depresion, ankth e të tjera.

Ai shton se komunitetet mund të ndihmojnë në këtë drejtim, duke krijuar qendra për diagnostikim dhe menaxhim të stresit.

“Shumë pjesëtarë të shërbimit, thjesht, nuk dinë se ku të drejtohen”, thotë Horbenko.

Avokati dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Roman Lykhachov, thotë se, aktualisht, nuk ka legjislacion për rotacionin e trupave.

Tani për tani, gjithçka është në duart e komandantëve ushtarakë. Teknikisht, ushtarët lejohen të kërkojnë leje në rrethana të caktuara, por komandantët shpesh i refuzojnë kërkesat e tilla.

Lykhachov thotë se “shumë ushtarë” i kanë bërë thirrje organizatës së tij për ndihmë, pasi ndodhen në terren dhe nuk i kanë parë familjet e tyre qysh para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, në muajin shkurt.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një nga vizitorët e mbijetuar në festivalin Nova tha se pas sulmit terrorist, 50 izraelitë kryen vetëvrasje

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Gjysmë ore pritje për të hyrë në Kosovë në Merdare
Medvedev tha se Rusia mund të aneksojë Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut
Irani pas sulmit më të madh ndaj Izraelit: Në rast hakmarrjeje nuk do të synojmë vetëm Izraelin
SHBA vendosi sanksione bllokuese kundër eksportuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?