By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gratë çeçene në vitin 2025: Tragjedi, dhunë dhe mungesë mbrojtjeje jashtë rajonit
January 21, 2026
Këshilli i Evropës krijoi një gjykatë për krimin e agresionit
January 21, 2026
Putin: Mund t’i paguajmë Këshillit të Paqes 1 miliard nga asetet e ngrira të Rusisë
January 21, 2026
Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani
January 21, 2026
Pronari i barit në Crans Montana zemëron familjet e viktimave me një fjali të vetme
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyseni, Kurtit: Të pranohen kërkesat e ShBA-së ose do të ketë pasoja të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hyseni, Kurtit: Të pranohen kërkesat e ShBA-së ose do të ketë pasoja të mëdha
Ballina 1Lajme

Hyseni, Kurtit: Të pranohen kërkesat e ShBA-së ose do të ketë pasoja të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 7:09 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Skender Hyseni nga LDK, ka bërë një reagim të gjatë kundrejt atyre që ai i quan “lojëra të rrezikshme politike” të kryeministrit Albin Kurti.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, thotë se Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjshmëri, andaj thotë se pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha.

Ai vë ne pah angazhimin e fundit ndërkombëtar karshi Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Këto ditë po shohim një angazhim të shtuar dhe më të vendosur ndërkombëtar me synim parësor ruajtjen e stabilitetit rajonal. Ky angazhim shpërfaq urgjencën e adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për situatat potenciale të krizave me efekte destabilizimi edhe në Ballkan. Nga shumë analistë krizash e sidomos nga shumë diplomatë e strategë perëndimor gjendja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë shihet si njëra nga ato situata potenciale krizash. Kjo me gjasë ka vënë në lëvizje më serioze shumë vende partnere të Kosovës, SHBA në rend të parë, por edhe Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar etj. Në linjë me këtë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si diçka thelbësore. Kjo, ka fituar në peshë sidomos tani përballë kontekstit që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë, por edhe një lloj rirreshtimi gjeostrategjik në bërje e sipër, në gjithë botën”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Prandaj, vizitat e shpeshta në rajon, ditëve të fundit, të emisarit amerikan për rajonin, Escobar, sipas Hysenit, janë tregues i saktë i përkushtimit të shtuar amerikan për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkan.

“Në anën tjetër, edhe vizitat e shpeshta të Lajçak si dhe të Emanuel Bone dhe Jens Plotner, si të dërguar të Presidentit Makron dhe kancelarit Sholc për t’i dhënë një dinamikë të re dialogut janë shenjë qartë e konstatimit se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë nuk pret edhe shume kohë. Poashtu duket sheshazi se ka një koordinim më sistematik midis BE-së, sidomos përmes të dërguarve të Makron dhe Sholc në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër, për hapat që duhet bërë në drejtim të përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje të përgjithshme, e cila doemos duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!”

“Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha”, thotë Hyseni, i cili vazhdon: “Gjithnjë sipas raportimeve në media, vizitat e fundit po shoqërohen edhe me plane konkrete për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis palëve, që rrjedhimisht nënkupton se edhe partnerët e Kosovës në perëndim kanë ardhur në përfundim se dialogu i përqendruar në zgjidhje të pjesshme nuk është rruga përpara dhe nuk garanton stabilitet. Në Kosovë, po edhe në Serbi duhet të kuptohet se çështja e stabiliteti rajonal nuk është vetëm çështje e këtyre dy vendeve.”

“Pra, e them me bindje se qeveria e Kosovës duhet të respektojë kërkesën e Eskobar që duket se është kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat, duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve tjera i zgjidhë me automatizëm”, shkruan ai.

Hyseni mes tjerash i bën thirrje qeverisë se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht.

“Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target. Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo veprim aveneturesk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike”, tha ai.

You Might Also Like

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Vdiq veterani i UÇK-së dhe ish-i burgosuri politik, Esat Kurtaliqi

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Insajderi: Shpërthimi i parë në një vend të NATO-s u krye nga grupi GRU në 2011
Prishtina në gjysmëfinale, eliminon Vëllaznimin
Tri ligat evropiane vijnë sonte me duele interesante
Një milici e fuqishme irakiane kërcënoi Trumpin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?