By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kontrollet e rregullta që ia shpëtuan jetën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kontrollet e rregullta që ia shpëtuan jetën
Ballina 2Rajon / Botë

Kontrollet e rregullta që ia shpëtuan jetën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 5:49 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Antigona Seferi, nënë e dy fëmijëve, e cila sapo ka kaluar të 40-tat dhe jeton në Shkup, dy vjet më herët ishte diagnostikuar me kancer në gji.

Për këtë sëmundje Seferi mësoi pasi bëri mamografinë dhe ekografinë e kraharorit, jo për shkak të ndonjë shqetësimi në gji, por pasi ndiente plogështi pas kalimit të infektimit me COVID-19.

“Nuk kisha simptoma, por pasi bëja kontrolle të rregullta, mbase ishte një instinkt i brendshëm, një ndihmë nga Zoti që më detyroi të shkoj te mjeku dhe ta zbuloj sëmundjen”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

“… po mos ta ndiqja atë instinktin e brendshëm dhe të shkoja ta bëja ekografinë e gjirit [ekzaminimi i strukturës së indit të gjirit], sëmundjen do ta zbuloja në fazë shumë më të avancuar dhe sigurisht situata ime do bëhej shumë më e komplikuar, mandej edhe trajtimi nga kjo sëmundje do ishte shumë më i vështirë”, thotë Seferi.

Ajo thotë se pacientët që përballen me sëmundjen e kancerit i pret një betejë e vështirë me kushtet e këqija në Spitalin e Onkologjisë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Kjo, sipas saj, për shkak të numrit të madh të pacientëve të diagnostikuar – kundrejt stafit të vogël në këtë spital dhe mungesës së ilaçeve.

“Mua personalisht më është dashur të pres me muaj… dhe vazhdoj të pres të më caktohet termin, për të bërë disa analiza shtesë që kanë të bëjnë me sëmundjen dhe vazhdimin e trajtimit”.

“Edhe pse kanë kaluar tre muaj unë akoma nuk kam një datë të caktuar për skanim PET/CT [v.j. përmes skanim PET/CT përcaktohet faza e kancerit dhe protokolli i trajtimit të kancerit], i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin tim. Kjo është një humbje madhe kohe që mund të jetë edhe fatale”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se shpesh mungojnë edhe ilaçet, tabletat dhe injeksionet që merren pas kimioterapisë.

Seferi, e cila punon si përkthyese profesionale në institucionet e Maqedonisë së veriut, thotë se për asnjë ditë nuk është shkëputur nga puna dhe kjo ia ka bërë më të lehtë që ta përballojë sëmundjen.

Ajo thotë se krahas mbështetjes së dy fëmijëve të saj dhe bashkëshortit, kancerin ka arritur ta sfidojë përmes bashkëjetesës me natyrën. Seferi thotë se çdo ditë bën ecje të gjata në natyrë, përfshirë rrugën nga shtëpia deri në punë, që është një distancë prej rreth 3 kilometrash.

“Realisht, edhe më parë e kam dashur shumë natyrën, por tani më duket se edhe më shumë i shijoj ecjet në natyrë. Tani mundohem të gjej lumturi në gjërat e vogla”, thotë ajo.

Kanceri në gji prek edhe gratë nën moshën 30-vjeçare

Në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar me kancer në gji janë diagnostikuar 825 gra, pesë nga të cilat kanë qenë nën moshën 29-vjeçare.

Mjeku onkolog, Nino Vasev, thotë për REL-in se gjithnjë e më shumë ulet mosha e grave të prekura nga kanceri i gjirit.

“Kemi pasur dhe paciente të moshës 19 deri 29 vjeçare, ndonëse përqindja e grave në këtë moshë është e ulët”, thotë ai.

“Pas moshës 30-vjeçare, çdo grua përpos kontrolleve të rregullta te gjinekologu, duhet të bëjë ekografi të gjirit”, thotë Vasev.

Ministria e Shëndetësisë në Shkupt thotë se kanë filluar ndryshime në mënyrën e udhëzimit dhe paraqitjes së termineve për mamografi, ekografi të gjirit dhe biopsi, përmes së cilave ndryshime mundësohet që në radiologji të udhëzohen gratë me qëllim që të zvogëlohet koha dhe rruga nga kontrolli në trajtim.

Nga 1 nëntori në Maqedoninë e Veriut do të ketë kontrolle falas për kancerin e gjirit.

“Në programin kombëtar të diagnostikimit do të përfshihen gratë e moshës 45 deri në 69 vjeç, të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vjetët e fundit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Dua të apeloj te të gjitha gratë, çfarëdo moshe qofshin ato, se edhe po u ballafaquat me një diagnozë si e imja, mos u trembni. Vazhdoni luftoni, mos u dorëzoni sepse ka jetë edhe pas kësaj sëmundje. Madje, akoma edhe më shumë tani ia di vlerën jetës”, porosit Seferi.

Maqedonia e Veriut pret që të furnizojë me mamografi mobile qendrat rajonale shëndetësore, me qëllim të zbulimit të hershëm dhe trajtimit të sëmundjeve malinje. Këto pajisje pritet të sigurohen në bashkëpunim me Bankën Botërore.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndihmësi i Biden dhe ministri i jashtëm kinez zhvilluan bisedime në Maltë për dy ditë

Kosova Times Kosova Times September 17, 2023
Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja nga Prizreni
Osmani e Rohde folën për funksionimin demokratik të institucioneve
Përkrahësja e Kosovës Nikki Haley, kandidate për nominimin presidencial nga radhët e republikanëve
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?