By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deti zbulon një shishe 109-vjeçare që përmban mesazhe nga luftëtarët e Luftës së Parë Botërore
October 29, 2025
Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit
October 29, 2025
Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik
October 29, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
October 29, 2025
Omëleta ruse është një mëngjes ideal: Duket si një tortë e kripur, më e shijshme se ajo klasike!
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS
Ballina 1Lajme

Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 7:37 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë të disa shteteve.

Në takim me ministren gjermane të shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ana Lührmann e ka falënderuar për mbështetjen dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Presidentja gjithashtu ka mirëpritur progresin e arritur në takimet e fundit te nivelit ministror të Procesit të Berlinit në Berlin drejt finalizimit të disa marrëveshjeve që i kontribuojnë bashkëpunimit rajonal e në veçanti lëvizjes së lirë pa viza në mes 6 shteteve të rajonit dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Sipas Presidentes Osmani, ky  proces i nisur për së mbari duhet të vazhdojë krahas mbështetjes së Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani, në takim me ministren Lührmann, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe se pret që heqja e vizave të ndodhë deri ne dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS, për fillimin e zbatimit të të cilit nuk ka ndonjë datë të qartë as Komisioni Evropian.

Kurse në takim me Anita Vandelbeld, sekretare në Ministrinë për Zhvillim Ndërkombëtar të Kanadasë, Presidentes Osmani i është konfirmuar mbështetja e këtij shteti në rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Edhe me Ilhan Kyuchuk, bashkëkryuesues i Aleancës  Liberal-Demokrate të Evropës (ALDE), njëherësh eurodeputet, me të cilin, gjithashtu diskutuan për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Eurodeputeti Kyuchuk konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, sikurse edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq me ish- presidenten e Estonisë, Kersti Kaljualid, ka potencuar se Kosova gjithnjë ka pasur vizion euro-atlantik dhe se shumica e kosovarëve jo vetëm që ndajnë vlerat e njëjta me vendet evropiane, por edhe janë më shumicë pro integrimit në BE.

Në takim me Eric Nelson, ambasador rezident në George C Marshall Center for Security Studies, Presidentja Osmani ka diskutuar për përmbushjen e agjendës WPS, duke falënderuar ShBA-të për mbështetjen në organizimin e Forumit të sivjetmë. Një pjesë e takimit iu kushtua sulmeve dhe kërcënimeve kibernetike, me të cilat Kosova po përballet kohën e fundit. Ambasadori Nelson ka premtuar mbështetje ndaj Kosovës kundër sulmeve kibernetike.

Presidentja Osmani, në kuadër të aktiviteteve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka takuar edhe Ruth Gaby Vermot, bashkëkryesuese e organizatës Peace Women Across the Globe. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Panairi i mikpritjes në Dubai, Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Dy vite burg e 1 mijë euro gjobë për shitësin e narkotikëve në Gjakovë

Arsenali i armëve në Tiranë/ Zbulohet fotoja e një prej trafikantëve të arrestuar

Takohen Maqedonci e Rudolph, flasin për sigurinë e sfidat

Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fonseca: Dua të fitojë me Milanin, ne e dimë çfarë duam

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Simiq luftën kundër krimeve e konsideron si nje situate “aparteidi” ku jetojnë serbet!
KQZ përmend mundësinë që të kalohet në `planin B` për numërimin e votave
Shpronësimi në veri, rrugë e rrëshqitshme për Qeverinë e Kosovës
Danas: Provokim, marrëveshje apo ushtrim disipline-Si të interpretohet njoftimi i Vuçiqit se ura në Ibër do të hapet më 14 apo 15 gusht?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?