By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Salman Rushdie i mbijeton sulmit, por humbet shikim në njërin sy
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Salman Rushdie i mbijeton sulmit, por humbet shikim në njërin sy
Rajon / Botë

Salman Rushdie i mbijeton sulmit, por humbet shikim në njërin sy

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 12:44 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Agjenti i autorit Salman Rushdie thotë se ai ka humbur tashmë shikimin nga njëri sy dhe lëvizjen e njërës dorës, ndërsa po kurohet pas sulmit nga një person që hipi në skenë gjatë aktiviteti letrar në muajin gusht në Nju Jork.

Agjenti i botimeve letrare Andrew Wylie i tha të shtunën gazetës në gjuhën spanjolle El Pais se zoti Rushdie pësoi tre plagë serioze në qafë dhe 15 plagë të tjera në kraharor dhe në trup, prej të cilave humbi shikimin nga njëri sy dhe mbeti i paralizuar nga njëra dorë.

Zoti Rushdie, tashmë në moshën 75 vjeçare, u fsheh për disa vite pasi Ajatollahu i Iranit, Ruhollah Khomeini lëshoi një fatva në vitin 1989, ku bëhet thirrje për vdekjen e tij pas publikimit të novelës “Vargjet satanike”, që shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Gjatë dy dekadave të fundit, ai ka udhëtuar lirisht.

24-vjeçari Hadi Matar, nga Fairview i Nju Xhersit, është burgosur pasi nuk pranoi fajësinë për tentativën për vrasje dhe për goditjet gjatë sulmit të 12 gushtit ndaj zotit Rushdie. Zoti Matar mbahet në Institutin Chautauqua, i ndodhur në një zonë rurale 89 kilometra në jugperëndim të Buffalos, që njihet për leksionet që mbahen aty gjatë stinës së verës. Pas sulmit, zoti Rushdie u kurua në një spital në Pensilvani, ku u vendos për pak kohë edhe në respirator, që zoti Wylie e quajti “një sulm brutal” që i preu nervat e njërit krah.

Agjenti Wylie i tha gazetës se nuk mundet të thotë nëse zoti Rushdie vazhdon të kurohet në spital apo se ku ndodhet aktualisht.

“Ai do të jetojë… Kjo është e rëndësishme”, tha zoti Wylie. Sulmi pati formën e saj që zoti Rushdie dhe agjenti e kishin menduar si “rrezikun kryesor… një person i rastësishëm që shfaqet papritmas dhe sulmon”, i tha zoti Wylie gazetës El Pais.

“Nuk mund të mbrohesh prej kësaj pasi është krejtësisht e papritur dhe alogjike”, tha ai. Zoti Wylie i tha gazetës se ishte si vrasja e anëtarit të grupit Beatles, John Lennon. Ai u qëllua për vdekje nga Mark David Chapman jashtë godinës së apartamentit të tij në Manhattan më 8 dhjetor 1980, pak orë pasi kishte dhënë një autograf për zotin Chapman.

Në një intervistë nga burgu për gazetën The New York Post, zoti Matar tha se nuk i pëlqente autori Rushdie dhe lavdëroi Ajatollahun Khomeini. Irani ka mohuar të ketë lidhje me sulmin./VOA

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia: Gjobitja për shoferët me targa ilegale serbe nis nga 22 nëntori

Kosova Times Kosova Times November 20, 2022
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
Pse Putini po rishqyrton doktrinën bërthamore të Rusisë?
Gjyqi i parë penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm
Burimet: Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?