By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit
July 18, 2025
Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë duhet të dini për kryeministrin e ri të Britanisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë duhet të dini për kryeministrin e ri të Britanisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duhet të dini për kryeministrin e ri të Britanisë?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 5:49 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

BBC

Ish-sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak, do të bëhet kryeministër i ri i Britanisë.

Ja çfarë duhet të dini për të.

Ai ka fituar në garën e dytë këtë vit

Sunak ka humbur garën e shtatorit kundër kryeministres në shkuarje, Liz Truss. Truss ka dhënë dorëheqje gjashtë javë pas fitores. Në garën e dytë këtë vit, Sunak ka siguruar shpejt mbështetjen e deputetëve. Ai ka mbledhur 100 nënshkrime të deputetëve shumë para skadimit të afatit – duke përfshirë mbështetjen e deputetëve që më parë kanë mbështetur Trussin dhe ish-kryeministrin Boris Johnson.

Ai ka “parashikuar” problemet financiare nën udhëheqësinë e Liz Truss

Ai është përplasur disa herë me Truss-in në garën kundër saj, duke pretenduar se plani i kryeministres për të marrë hua para gjatë krizës me inflacion, tingëllon si “përrallë” që do të shtynte ekonominë drejt kaosit.

Ai është fëmijë imigrantësh

Prindërit e Sunakut kanë shkuar në Mbretëri të Bashkuar, nga lindja e Afrikës, dhe të dy kanë origjinë indiane. Vetë Sunak ka lindur në Sauthhempton më 1980, ku babai i tij ka qenë mjek i përgjithshëm dhe ku nëna e tij ka udhëhequr një barnatore. Ai tani do të jetë kryeministri i parë britaniko-aziatik.

Ai është deputet vetëm që shtatë vjet

Sunak është zgjedhur fillimisht deputet më 2015 – për rajonin e Riçmondit dhe Jorkshërit – mirëpo është ngjitur shpejt në karrierë dhe është bërë ministër i Financave – apo kancelar – në shkurt të vitit 2020, kur kryeministër i Britanisë ka qenë Boris Johnson.

Ai ka qenë në krye të reagimit financiar ndaj pandemisë

Si kancelar nën udhëheqjen e Johnsonit, Sunak ka qenë mbrapa politikave për ofrim të ndihmave në kohën e izolimit të nxitur nga pandemia e koronavirusit, duke përfshirë ato për restorantet.

Ai besohet se është një prej deputetëve më të pasur

Gruaja e tij është Akshata Murthy, vajza e miliarderit indian, Narayana Murthy. Vetë Sunak ka punuar në bankën për investime, Goldman Sachs, si dhe në dy fonde tjera. Revista Sunday Times ka thënë se pasuria e Sunakut kap vlerën e 730 milionë funtave.

Ai është përballur me zhurmë për taksat e gruas së tij

Përgjatë verës ka nisur të flitet se Akshata Murthy nuk i ka paguar taksat në Britani për fitimet e mëdha që ka pasur jashtë shtetit – diçka krejtësisht legale. Sunak e ka mbrojtur gruan e vet duke thënë “të njollosësh gruan time për të më sulmuar mua është diçka e tmerrshme” – mirëpo më në fund ajo është pajtuar për të paguar taksa shtesë. Sunak ka pasur përkohësisht edhe “green card” amerikane, dokument që i mundëson të jetojë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka bërë fushatë për BREXIT

“Portet e lira” janë një prej ideve të tij të preferuara: zona rreth porteve apo aeroporteve ku mallrat mund të importohen apo eksportohen pa paguar taksa, ashtu që të inkurajohet tregtia.

Ai ka ëndërruar të jetë … një Jedi

Më 2016 ai u pati thënë disa nxënësve përgjatë një vizite se, kur ka qenë i vogël ka dëshiruar të jetë si Jedi Knight – karakter filmi – kur të rritet. Filmi i tij i preferuar në seritë Star Wars është The Empire Strikes Back.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fuqizohet sinjali i Radio Kosovës edhe në Dukagjin

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Dushi: Viteve të fundit nga Kosova kanë ikur 10 deri 12 mijë persona në vit
Kreut të “Memorial” iu rekomandua të refuzonte çmimin Nobel
Azerbajxhani rihap ambasadën në Iran
Kosova dhe Ilionis diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?