By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Klinika pa listë të gjatë të pritjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Klinika pa listë të gjatë të pritjes
Ballina 1Shëndetësi

Klinika pa listë të gjatë të pritjes

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 3:53 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Nuk ndodh shpesh që në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të mos presësh me muaj, apo edhe vite, për shërbimin e caktuar.

Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji është ndër të paktat me një listë të shkurtër të pacientëve në pritje.

“Nuk isha shumë keq në aspektin shëndetësor për të pritur tri javë. Nuk më është dukur shumë e gjatë kjo pritje”, thotë Basrije Hoxha.

Kjo grua në të 50-tat kishte ndarë terminin për datën 17 tetor, për të kryer gastroskopinë – një ekzaminim i pjesës së sipërme të traktit tretës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se ishte ndarë e kënaqur me rregullin dhe shërbimin që i ishte ofruar në këtë klinikë.

Doktorët duke ekzaminuar një pacient në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji në Prishtinë.
Doktorët duke ekzaminuar një pacient në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji në Prishtinë.

Ngjashëm shprehet edhe Adile Hajdari, 63 vjeçe, e cila po priste të kryente kolonoskopinë, apo një kontroll të zorrës së trashë.

Ajo vinte nga Komuna e Podujevës, rreth 30 kilometra larg Prishtinës.

“Jam përgatitur dhe kam ardhur ta kryej këtë punë”, thotë Hajdari, duke treguar se pas caktimit të terminit ka pritur vetëm dy ditë pune.

Fatlinda Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se terminin për gastroskopi ka arritur ta bëjë në ditën që i është përshtatur asaj.

“Trajtimi këtu në klinikë ishte i duhur, i mirë dhe i saktë. Terminin e kam caktuar në kohën kur më ka konvenuar mua, për shkak të punës – gjë për të cilën kam hasur në mirëkuptim”, thotë kjo 30-vjeçare.

Pritjet nga disa muaj në disa ditë

Në këtë klinikë, ku kryesisht bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i çrregullimeve të traktit tretës, pritjet e pacientëve, deri para një viti, kanë zgjatur deri në tetë muaj apo më shumë.

Drejtoresha Fitore Komoni thotë se, aktualisht, për kolonoskopi duhet pritur tri ditë – derisa të bëhen gati pacientët; për gastroskopi pritet më së shumti dhjetë ditë, ndërsa rastet urgjente, sipas saj, trajtohen brenda ditës.

"Pritja për procedura endoskopike është minimale, 4-5 ditë, një javë".
“Pritja për procedura endoskopike është minimale, 4-5 ditë, një javë”.

Komoni thotë se investimet në infrastrukturë dhe hapja e më shumë sallave për punë, kanë bërë që stafi dhe klinika që udhëheq ajo, të japin rezultate, përkatësisht të zvogëlojnë listën e pritjes së pacientëve. Por, sipas saj, janë edhe disa faktorë të tjerë:

“Në radhë të parë është bashkëpunimi kolegial. Kjo ka një vlerë të madhe. Është një strategji, e cila kërkon mirëkuptim normalisht dhe mund të madh”.

“Po ashtu, këtu kanë kontribuar edhe investimet nga menaxheria. Por, ajo çka është më e rëndësishme, është mbajtja e ambientit pozitiv në punë dhe largimi i stresit. Mendoj se këto elemente sjellin deri te suksesi”, thotë Komoni për Radion Evropa e Lirë.

Arbër Veliu, ushtrues i detyrës së shefit të njësisë së endoskopisë në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji, thotë se pritjet e pacientëve për endoskopi, apo ekzaminim të pjesës së brendshme të organeve, i ka zvogëluar “menaxhimi i duhur”.

“Unë i bëj gati 20 vjet që kam hyrë në punë këtu. Për herë të parë, pritja për procedura endoskopike është minimale. Do të thotë, 4-5 ditë, një javë… Dhjetë ditë janë rekord”, thotë Veliu.

Gjatë një dite, në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kryhen mbi 20 ekzaminime me terminë. Ndërsa, në 6-mujorin e parë të këtij viti, atje janë realizuar në total rreth 1.000 gastroskopi dhe 700 kolonoskopi.

Për njërin prej këtyre shërbimeve, pacienti duhet të paguajë 10 euro.

REL është interesuar për çmimet në spitalet private dhe ka gjetur se në njërin prej tyre në Prishtinë, gastroskopia kushton 150 euro, kurse kolonoskopia 200 euro.

Gjatë një dite, në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kryhen mbi 20 ekzaminime me terminë.
Gjatë një dite, në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kryhen mbi 20 ekzaminime me terminë.

“Nuk kam pritur organizim të mirë”

Javën e kaluar, kur REL vizitoi këtë klinikë, aty ishte i shtrirë edhe Selatin Shala, 50 vjeç. Ai jeton në Arabinë Saudite, por gjatë pushimeve në Kosovë ka pasur probleme shëndetësore dhe i është dashur të shtrihet në Kliniken e Gastroenterologjisë.

“Shërbimet kryhen brenda ditës. Kam pasur nevojë për kontroll të zemrës, brenda ditës ka ardhur kardiologu. Kam pasur nevojë për kontroll të mushkërive, brenda ditës e kanë sjellë pulmologun… Do të thotë, është një organizim tepër i mirë, që nuk e kam pritur”, thotë Shala.

Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji ka afro 40 shtretër. Ajo përbëhet nga katër njësi organizative: njësia e gastroenterologjisë, njësia e hematologjisë, njësia endoskopike dhe shërbimi ambulator.

Gjendja në disa klinika të tjera të QKUK-së duket ndryshe. Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 12 shtator se pacientët në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare presin me muaj apo vite për t’iu nënshtruar operacioneve.

Si arsye për këtë është përmendur shpesh mungesa e mjekëve, sidomos e anesteziologëve.

Në disa raste është përmendur edhe mbingarkesa në klinikat e QKUK-së me pacientë nga të gjitha komunat, edhe pse shumë nga spitalet rajonale të Kosovës i ofrojnë njësoj të gjitha shërbimet.

Në një deklaratë të mëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë është thënë se përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në QKUK “është paraparë të bëhet përmes decentralizimit të sistemit spitalor dhe riorganizimit të QKUK-së, si dhe fuqizimit të spitaleve rajonale dhe të sistemit shëndetësor lokal”.

Kosova ka shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Vushtrri.

You Might Also Like

Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit

Sallata që të gjithë e adhurojnë është shkatërruese për shëndetin

Një kardiolog ua ka ndaluar këtë ushqim familjes së tij, sepse shkurton jetën dhe rrit rrezikun e sëmundjeve!

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
“Projekti”: një sëmundje fatale mund ta shtyjë Prigozhin të rebelohet kundër Putinit
Vriten 80 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit
Osmani: Duke rënë për Kosovën, Afrim Bunjaku e përjetësoi jetën e tij
Trump trondit aleatët, thotë se Rusia po bën një lëshim duke mos pushtuar të gjithë Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?