By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia konfirmon fillimin e ndërtimit të nëndetëses së saj të parë MILDEN
December 4, 2025
Këto kube Krishtlindjesh janë bërë për milionerë, janë vërtet të bukura dhe nuk janë të vështira për t’u bërë
December 4, 2025
Momenti kur ‘vajza sekrete’ e Putinit përballet në rrugë me një ukrainas të zemëruar dhe i thotë ‘babai yt vrau vëllain tim’
December 4, 2025
Vdes Steve Cropper në moshën 84 vjeç: Kitaristi legjendar që shkroi hite ikonike dhe dikur më i miri i të gjitha kohërave
December 4, 2025
Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq diskuton me ambasadorin rus për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq diskuton me ambasadorin rus për Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq diskuton me ambasadorin rus për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 3:11 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.

Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Vuçiq e ka shfaqur shpresën se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të arrihet në periudhë të shkurtër kohore.

Ky takim vjen një ditë pasi ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve perëndimorë – ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Në komunikatën e 24 tetorit është thënë se çështjet e diskutuara mes Vuçiqit dhe ambasadorit rus kanë qenë: bashkëpunimi bilateral, situata gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

“Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar dhe për situatën në Kosovë dhe Metohi, presidenti Vuçiq ka theksuar se Serbia, pavarësisht të gjitha sfidave, vazhdon të ketë politikë paqësore dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe që të respektohet ligji ndërkombëtar”, është thënë në deklaratë.

Ky takim është zhvilluar teksa në Kosovë po afrohet skadimi i afatit për riregjistim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për shyrje të afatit për riregjistrim për 10 muaj.

Qeveria e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se e ka për obligim zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare.

Tensionet për targat

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Turqia konfirmon fillimin e ndërtimit të nëndetëses së saj të parë MILDEN

Momenti kur ‘vajza sekrete’ e Putinit përballet në rrugë me një ukrainas të zemëruar dhe i thotë ‘babai yt vrau vëllain tim’

Turqia ka zgjatur kontratat e saj për blerjen e gazit rus për një vit

Ukraina godet një nga prodhuesit më të mëdhenj të kimikateve në Rusi për kompleksin ushtarako-industrial për herë të tretë

VIDEO: Vija e zjarrit përgjatë një rruge në një nga qytetet më të mëdha në botë, policia zbulon se çfarë ndodhi

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

39 të vdekur në 24 orët e fundit prej sulmeve izraelite

Kosova Times Kosova Times May 4, 2025
Vdes fener në Rusine KGB-iste. Vuk Drashkoviq njoftoi vdekjen e Navalny
Aktakuza ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it
Haxhiu kritikon sistemin e drejtësisë pas rastit në Gjilan
Corbe peshku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?