By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Gjendet një foshnjë e vdekur në Rogotin
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abazi: Në fund të vitit presim dinamizimin e procesit të liberalizimit të vizave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abazi: Në fund të vitit presim dinamizimin e procesit të liberalizimit të vizave
Ballina 1Lajme

Abazi: Në fund të vitit presim dinamizimin e procesit të liberalizimit të vizave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 5:36 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se ka shpresa që deri në fund të vitit, Kosova të marrë përgjigje pozitive “sa i përket dinamizimit të procesit të liberalizimit të vizave”.

“Ajo që është thënë sot është se ky proces do të vazhdojë”, tha Abazi.

Këto deklarata Abazi i bëri pas takimit të anëtarëve të Komisionit me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guérot.

Më 13 tetor, në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të Bashkimit Evropian, zyrtarët e Francës kushtëzuan procesin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit të sigurisë në Evropë, ETIAS.

Abazi tha se në takimin me ambasadori francez, ky i fundit shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, por shtoi se ka “disa shqetësime që duhet të adresohen”.

“Kemi argumentuar për atë se çfarë do të thotë për qytetarët e Kosovës që ky proces të mos ketë qartësinë e plotë. Kemi marrë përgjigje gjithashtu. Është një klub i shteteve të BE-së që po bën negociata për të gjitha aspektet, përfshirë edhe ETIAS si sistem që jo domosdo e prek vetëm Kosovën, por e prek edhe Kosovën. Sërish kemi argumentuar në nivelin e asaj se çfarë qytetarët kosovarë presin nga ky proces”, tha Abazi.

Sistemi ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.

Procedura ligjore për të miratuar këtë sistem ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Zyrtarët shtetërorë në Kosovë kanë thënë se do të ishte e padrejtë që të vendosen kushte të reja në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që i nënshtrohen regjimit të vizave gjatë udhëtimit në Zonën Shengen.

You Might Also Like

Rama: Masa ndaj zyrtarëve që lejojnë ndërtime pa leje në Shqipëri

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, një 45 vjeçar i vrarë

Përgjaket rruga në Gjilan: Dy të vrarë e dy të plagosur në Gjilan

Haxhiu thotë se Kushtetuesja kaloi kompetencat

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Meksikë: 21 persona humbën jetën në një aksident autostrade

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
“Oda e Hasan Beut” në Memaliaj pajiset me certifikatën e agroturizmit
Skenë tronditëse në ‘Cirilica’: “Kam insistuar në bisedën me Lavrovin që rusët ta shohin të gjithë zonën serbe si një dhe të pandarë, përfshirë Republikën Srpska…”
Zyrtarët e ShBA-së vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi
Zbulohen dokumentet sekrete: Marina ruse e trajnuar për të sulmuar objektivat në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?