By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë politike që po shkatërrojnë gjithçka
July 7, 2025
Siguria e Kosovës në rrezik, kërkohet veprim ndërkombëtar
July 7, 2025
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh shpreson për një zgjidhje për targat “në ditët në vijim”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh shpreson për një zgjidhje për targat “në ditët në vijim”
Lajme

DASh shpreson për një zgjidhje për targat “në ditët në vijim”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 4:59 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjen e targave në mënyrë paqësore “gjatë ditëve në vijim”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se si i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë të angazhuar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë, me shpresën që ata mund ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me afrimin e përmbylljes së procesit të riregjistrimit të targave.

Zëdhënësi i DASh-it përsëriti se ShBA-ja mbështet dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Mesazhi ynë ka qenë i qëndrueshëm. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, i dërguari ynë [për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, vetë sekretari [amerikan i Shtetit, Antony Blinken] ka qenë jashtëzakonisht i angazhuar në këtë çështje. Ai ka biseduar edhe me presidentin serb, [Aleksandar] Vuçiq, edhe me kryeministrin kosovar, [Albin] Kurti, më herët gjatë këtij muaji. Ai theksoi mbështetjen tonë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja. Ai i inkurajoi palët që të vazhdojnë angazhimin konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në mbarë rajonin”, tha Price.

Escobar qëndroi në Kosovë dhe Serbi javën e kaluar. Në Prishtinë, ai deklaroi se ShBA-ja dhe shtetet e tjera të QUINT-it (Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Gjermania) po kërkojnë që Kosova të shtyjë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin e makinave.

Më 1 shtator, autoritetet në Kosovë nisën procesin e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Por, deri më tani, interesimi i serbëve në veri të Kosovës ka qenë i ulët për t’i marrë targat RKS.

Escobar po ashtu deklaroi se nuk ka marrë ndonjë zotim për kërkesën për shtyrjen për 10 muaj të këtij procesi që pritet të përmbyllet më 31 tetor.

“Ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, tha ai.

ShBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet, teksa po afrohet data 31 tetor.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, në Kosovë u rritën tensionet, pasi autoritetet në Prishtinë paralajmëruan zbatimin e dy vendimeve, atë për targat dhe për dokumentin për hyrje/dalje. Pakënaqësitë për këto vendime bën që serbët lokalë në veri të bllokonin rrugët.

Por, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, Kosova u pajtua të shtynte zbatimin e vendimeve për një muaj. Ndërkohë, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për dokumentin për hyrje/dalje.

Përveç Escobarit, edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 22 tetor qëndroi në Prishtinë.

“Shqetësimi jonë është që të mos kemi tensione apo dhunë në terren, kjo është shumë e rëndësishme sepse nuk është në interesin e Kosovës”, tha Lajçak, duke iu referuar çështjes së targave.

Besohet se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, qarkullojnë afër 10.000 makina me targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës sikurse PR, PZ, KM e të ngjashme.

Qeveria në Prishtinë ka deklaruar se këto makina nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës pas datës 31 tetor.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Biden jep shpresa për kthimin e gazetarit amerikan nga Rusia

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale në Podujevë
“Nuk është rastësi që kërcënimet me bombë janë në të njëjtën ditë kur Rusia po bombardon edhe objekte civile”: Çfarë fshihet pas raportimeve të shpeshta?
Abdixhiku: Paratë e vjedhura do të kthehen cent më cent
Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?