By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protestat në Samitin në Anchorage për t’u përcjellë mesazhe të qarta Trumpit dhe Putinit
August 13, 2025
Raketat balistike dhe Shahed Swarm godasin Ukrainën – Mbrojtja ajrore rrëzon 34 objektiva
August 13, 2025
Fluturimi i Putinit për në Alaska do të planifikohet me kujdes: Një fluturim vajtje si e vetmja mundësi
August 13, 2025
Policët britanikë shtiren si vrapues dhe arrestojnë 18 burra për ngacmim të grave
August 13, 2025
Takimi virtual i Trump me udhëheqësit evropianë sot
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura
Ballina 1Lajme

Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 4:52 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë samit ka folur për arriturat e qeverisë që ai e udhëheq për një vit qeverisje.

“Parimi i sundimit të së drejtës që është shumë e ndërlidhur, ligjet duke qenë të aprovuar, janë shprehja përfundimtare e vullnetit të popullit, në një shtet demokratik do të thotë se ligjet duhet do të respektohen nga të gjithë dhe barazia të vlejë për të gjithë, për të pasurit, të varfrit, për të fortit dhe të dobëtit”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit folur për zhvillimet në vend duke përmendur të arriturat në shumë fusha, në drejtësi, ekonomi etj.

“Qeveria jonë ka bërë hapa të mëdha. Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e Transparancy Internacional në indeksin e perceptimit të korrupsionit, dhe në indeksin e shtypit. Jemi në vendin e parë në rajon sipas indeksit të drejtësisë. Autoritete ligj zbatuese, kanë marrë 800 aktivitete, duke arrestuar mbi 2000 persona, etj”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për mbështetjen që qeveri po jep në këtë kohë kur kriza energjetike ka prekur Evropën dhe rajonin. Ai ka përmendur subvencionin që po bëhet ndaj faturave të energjisë elektrike, stimulim për sektorin privat për ata që rrisin pagat e punëtorëve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka folur edhe për zhvillimet rreth agresionit rus ndaj Ukrainës dhe efekte në rajon.

Po ashtu Kurti theksoi se Serbia ende po vazhdon të refuzojë të vë sanksione ndaj Rusisë. “Që nga fillimi i luftës, Beogradi po mbyll sytë, ndaj krimeve të luftës. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë pendimi të nënshkrimit të marrëveshjes që ai ka bërë me Rusinë. Kjo po bëhet kur Rusia ka tkurrur me qëllim furnizimin me vendet evropiane. Po ashtu Marrëveshja tjetër është alarmante, kur Beogradi dhe Moska janë pajtuar për politikën e tyre të jashtme”, theksoi ai.

Kurti tha se Kosova ka treguar se është aleat i besueshëm për të gjitha shtetet demokratike. “Kosova ka marrë pjesë në ushtrimet ‘Defender Europe. Jemi të parët që kemi vënë sanksione ndaj Rusisë. Jemi shteti që kemi strehuar refugjatët nga Afganistani, po ashtu edhe strehë për gazetarët nga Ukraina”, tha Kurti.

Hovenier: Kosova ka vendin në NATO dhe BE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, tha se ShBA angazhohet për një rajon për paqe dhe sigurinë.

“Është urgjente pas sulmit brutal dhe i pajustifikuar. Prioriteti i jonë është mbështetja në integrimet evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha ai. Hovenier tha se ShBA e mbështet Kosovën për integrim në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe  zhvillimin e FSK-së. “Kosova duhet të jetë në NATO, ajo duhet të merr vendin e vet, të marrë pjesë në klube dhe të flas për veten”, tha ai.

Schulz: BE-ja ka nevojë për unifikim dhe jo përçarje

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha bota tjetër është më polare tha sa Bashkimi Evropian.

Ai ka përmendur se fjalimet që janë mbajtur në Kongresin e Partisë Komuniste janë shumë të rrezikshme.

Sipas tij Bashkimi Evropian kurrë më shumë nuk ka pasur nevojë të ketë një udhërrëfyes që mbështetet nga vendet anëtare. “Realiteti është se nuk ka udhërrëfyes, shtetet anëtare të BE-së, janë të përçara në një periudhë dramatike”, tha ai. Sipas tij nëse do të kemi një Traktat të ri dhe reformë në BE do të kishim zgjerim më të lehtë të BE-së. Ai ka përmendur rastin e Maqedonisë së Veriut që kishte premtime për ecje të procesit integrues, por në fund ajo u bllokua. “BE-ja duhet të realizojë premtimet e veta”, tha ai.

Papandreo: Lufta në Ukrainë krijoi momentum të ri për rajonin

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreo ka thënë se tha se është krijuar një momentum i ri pas luftës në Ukrainë. “Evropa duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe ne duhet të shohim se si të punojmë”, tha ai. Sipas tij duhet të ketë vullnet politik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se e kupton se projekti i Ballkanit të Hapur është i vështirë për Kosovën. Ish-shefi i ekzekutivit grek, ka përgëzuar Kosovën për të arriturat.

You Might Also Like

Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën

Në Shqipëri temperatura të larta deri në 41°C

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg flet me presidentin polak: NATO po monitoron situatën

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Sveçla takoi ambasadoren Butel: Franca vlerëson lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
Haradinaj pret në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë
Në Shën Petersburg ka ndodhur një shpërthim në kafenenë e Yevgeny Prigozhin
Salah: S`kam ofertë nga Liverpool për rinovimin e kontratës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?