By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut
May 18, 2025
Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje
Ballina 1Lajme

Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 5:54 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Nevzeta Imami, nga Prizreni, do të mund të vizitojë vendlindjen e saj në Bihaq të Bosnje e Hercegovinës pas dy dekadash. Kjo, pasi udhëheqësit e diplomacisë në Kosovë dhe Bosnje njoftuan se qytetarët e dy vendeve do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

Përveç kësaj marrëveshjeje për lirinë e lëvizjes, ata miratuan edhe dy të tjera – për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve – që duhet të nënshkruhen më 3 nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Përveç Serbisë, Bosnje e Hercegovina është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ia njeh pasaportën si dokument të vlefshëm.

Deri më tani, qytetarëve të Kosovës u është dashur vizë për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa nga viti 2014, Kosova ka vendosur masa reciprociteti, që do të thotë se edhe qytetarëve të Bosnjës u është dashur vizë për të hyrë në Kosovë.

Ata që jetojnë në Kosovë dhe kanë familje në Bosnje dhe anasjelltas, shpesh kanë pasur probleme gjatë marrjes së vizave.

“Ëndërroj për Bihaqin dhe Bosnjën”

Një përvojë të tillë ndan me Radion Evropa e Lirë edhe Nevzeta Imami, mësuese e gjuhës boshnjake në Prizren.

Asnjë nga familjarët e saj në Bosnje nuk ka mundur të udhëtojë për në Kosovë, kur nëna e saj, e cila ishte me origjinë nga Bihaqi, ka vdekur dy vjet më parë.

Vetë Nevzeta, e cila është para pensionimit, nuk ka qenë në Bihaq që nga viti 2000. Ky qytet ndodhet në veriperëndim të Bosnjës.

Një nga arsyet për këtë, Nevzeta thotë se është regjimi i vizave, i cili ka qenë në fuqi deri më tani.

“Ëndërroj se jam në Bosnje dhe Bihaq, ku si fëmijë shkoja te daja”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Fundi i agonisë”

Muharrem Zejnullahu, kryetar i Komunitetit të Shqiptarëve në Bosnje e Hercegovinë dhe ish-ambasador i parë i këtij vendi në Shqipëri, thotë se shpreson që “agonia” që lidhet me regjimin e vizave mes dy vendeve, të marrë fund së shpejti.

Ai thotë se shqiptarët që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me “probleme të pakapërcyeshme” kur duan të shkojnë në Kosovë.

“As njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre, anëtarët e familjes në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk kanë mundur të shkojnë te varri i fëmijëve të tyre. Shpresoj se tani do të krijohet kjo mundësi”, thotë Zejnullahu.

Ai shton se në Kosovë, para luftërave të viteve ’90, ka pasur shumë studentë nga Bosnje dhe Hercegovina dhe thotë se shpreson që bashkëpunimi në fushën e arsimit të ripërtërihet.

Zejnullahu, po ashtu, thotë se regjimi aktual i vizave ka ndikuar shumë në bashkëpunimin ndërkulturor dhe, si shembull, ai thekson faktin se në 30 vjetët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është shfaqur asnjë shfaqje teatrore nga Kosova.

“Ka disa zhvillime kur bëhet fjalë për festivalet e filmit… Me një mijë përpjekje, Festivali i Filmit në Sarajevë përpiqet të sjellë njerëz nga Kosova, me filma të rinj”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë me dokumente serbe

Arifka Latifi është poete nga Prizreni, por ka të afërm edhe në Sarajevë, të cilët nuk ka mundur t’i vizitojë me dokumente të Kosovës.

Kjo është arsyeja përse në vitin 2019, ajo ka nxjerrë dokumentet personale që i lëshon Serbia. Me to, ajo ka shkuar në Sarajevë për disa takime për poezi dhe ka shfrytëzuar rastin për të takuar edhe të afërm të saj.

“Faleminderit Zotit që do të hiqen këto viza. Ka qenë, vërtet, poshtëruese kur kam shkuar në njërën prej ambasadave të Bosnje e Hercegovinës në rajon dhe më kanë dëbuar. Kam letërnjoftim serb, por sigurisht që do të preferoj të udhëtoj lirshëm me dokument të Kosovës. Së pari do të vizitoj Sarajevën”, thotë ajo.

Edhe për Idriz Muratin nga Nebregoshta, afër Prizrenit, heqja e regjimit të vizave me Bosnje dhe Hercegovinën është “lajm i shkëlqyeshëm”.

“Jam i lumtur që së shpejti do të ketë liri të lëvizjes dhe heqje të vizave mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Për mua është lajmi më i mirë në këto vite, nuk e di sa vite… Fillimisht do të shkoj në Sarajevë, pastaj në Mostar”, thotë Murati për Radion Evropa e Lirë.

“Lidhja institucionale”

Usmen Ballxhi, ish-zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë e Kosovës nga komuniteti boshnjak, ka 30 vjet që nuk ka shkuar në vendlindjen e tij.

Ai thotë se ka provuar ta vizitojë zyrtarisht Bosnje dhe Hercegovinën ose të marrë vizë dhe të vizitojë të afërm të shumtë, por pa sukses.

“Dihet që gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë të bllokuar. Ka qenë e palogjikshme që me letërnjoftime kemi mundur të shkojmë në Serbi, por jo në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Ballxhi.

Më herët, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar faktin se Kosova ka marrëveshje me Serbinë për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime dhe ka thënë se nuk ka arsye që të mos ketë një marrëveshje të tillë edhe me Bosnje e Hercegovinën.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lirinë e lëvizjes në vitin 2011, në fillim të dialogut të tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Ballxhi thotë se udhëtimi me letërnjoftime do të thoshte shumë për boshnjakët nga Kosova, do t’i përmirësonte të drejtat e tyre dhe lidhjen institucionale me Bosnje e Hercegovinën.

“T’i shfrytëzojmë përvojat e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, të studiojmë lirisht atje dhe të marrim njohuri të reja, të na njihen diplomat”, thotë ai.

Përfitime të ngjashme përmend edhe Allmedin Fejza, përfaqësues i boshnjakëve në Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon nën kabinetin e presidentes së Kosovës.

Ai e sheh udhëtimin eventual me letërnjoftime si heqje përfundimtare të “regjimit të pakuptimtë të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës”.

Fejza thotë se vetë ka kaluar nëpër procesin “e dhimbshëm” të marrjes së vizës për të hyrë në Bosnje e Hercegovinë dhe shfaq besimin se lëvizja e lirë do të kontribuonte edhe në një pozitë më të mirë të komunitetit boshnjak.

“Jam i bindur se kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, në çdo sferë të veprimtarisë shoqërore: lidhjen e të rinjve, thellimin e bashkëpunimit kulturor, politik dhe ekonomik”, thotë Fejza.

Pozitë më e mirë për të rinjtë

Lëvizja me letërnjoftime do të thoshte shumë edhe për të rinjtë nga Kosova, thotë Musa Bajmak, kryetar i Shoqatës së Studentëve dhe të Rinjve Boshnjakë të Kosovës.

Ai thotë se, deri më tani, të rinjtë nuk kanë mundur të shkojnë për të studiuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shpreson se diçka e tillë mund të ndryshojë.

“Nuk e di nëse dikush nga të rinjtë boshnjakë të Kosovës ka tentuar të udhëtojë në Sarajevë më herët. Unë jo, sepse e kam ditur paraprakisht që nuk do të merrja vizë. Këtë e kanë bërë kryesisht ata që kanë pasur dyshtetësi – të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi apo Serbisë”, thotë Bajmak për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se të rinjtë e komunitetit boshnjak do të dëshironin shumë ta vizitonin Sarajevën dhe thotë se do të organizojë vizitën e parë të studentëve nëse hiqet regjimi i vizave.

Për çfarë është rënë dakord?

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka thënë më 21 tetor se Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e qytetarëve pa viza.

“Marrëveshja për udhëtim me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor shkatërron murin e fundit të vizave në rajon”, ka thënë Bregu pas kësaj arritjeje në kuadër të Procesit të Berlinit.

I ashtuquajturi Proces i Berlinit është një format i takimeve vjetore të iniciuara nga Qeveria gjermane qysh në vitin 2014, kur në Berlin është mbajtur një konferencë për Ballkanin Perëndimor.

Qëllim i tij është të forcojë bashkëpunimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe të përshpejtojë integrimin e tij në BE.

You Might Also Like

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PS: zbulohen armatime dhe arrestohen të dyshuar për veprimtari terroriste në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times December 2, 2024
Mblidhet KQZ, në rend dite edhe votimet për largimin e kryetarëve në veri
Rusia regjistroi një mesazh audio nga një anije e kapur nga Irani
Dëshmitari: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala
Refuzohet ankesa e Klan Kosovës ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?