By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Shëndetësi > Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim në Maqedoninë e Veriut
Shëndetësi

Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 5:01 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se vaksinimi me dozën e tretë, përkatësisht atë të katërt kundër COVID-19, është i domosdoshëm për arsye se virusi është ende i pranishëm, dhe në prag është sezoni i gripit të zakonshëm.

Instituti për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut thotë se gjatë sezonit të vjeshtës ekziston rreziku që qytetarët të infektohen me të dy viruset njëkohësisht, dhe kjo të shkaktojë komplikime, veçanërisht te personat me sëmundje kronike.

Shpëtimin mjekët e shohin te vaksinimi me dozat përforcuese kundër COVID-19, të tretën – përkatësisht të katërtën, pasi siç thonë mjekët imunologë, dy dozat e para tashmë e kanë humbur efektin e tyre.

Zllate Mehmedovoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, thotë se grupet e rrezikut që duhet të vaksinohen janë personat e moshës mbi 65 vjeç, por edhe të gjithë ata që janë nën këtë moshë, por janë me sëmundje kronike.

“Gjithashtu, patjetër duhet vaksinuar dhe të gjithë ata qytetarë që e kanë të rënduar sistemin e imunitetit”.

“Arsyeja pse bëjmë thirrje për vaksinim është fakti se duhet rritur imuniteti i kësaj kategorie të ndjeshme në kohën kur kemi paralajmërime se edhe këtë dimër mund të ballafaqohemi me një valë të re të koronavirusit, dhe tashmë është dëshmuar se vaksina është kura më e mirë”, thotë ai.

Gjatë javës së fundit numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka lëvizur nga 250 deri 350 të infektuar në ditë.

Aleksandra Grozdanova nga Komiteti i Imunizimit thotë për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurën për blerjen e vaksinave bivalente, të përshtatura ndaj mutacioneve të reja të virusit COVID-19.

Ajo thotë se edhe pas dy vjetësh prej kur ka nisur pandemia, sfidë mbetet lufta kundër dezinformatave që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe vaksinat kundër këtij virusi.

“Parashikimet janë se llojet Omicron të koranivirusit shfaqen me një formë më të lehtë të sëmundjes, megjithatë virusi është ende i pranishëm dhe këtë e shohim përmes numrave të të infektuarve që janë treshifrorë në vend”, thotë ajo, duke shtuar se vaksina mbetet mbrojtja më e mirë, jo vetëm për ata që kanë sëmundje kronike, por për të gjithë.

“Për fat të keq dezinformatat arrijnë të sfidojnë vaksinimin, pasi ato krijojnë huti te qytetarët. Në këtë drejtim mbetet akoma shumë punë…”, thotë Grozdanova.

Një hulumtim i realizuar nga Instituti i Mediave në Maqedoninë e Veriut, në muajt korrik dhe gusht, thotë se duhet ngritur kapacitetet profesionale të redaksive në media kur shkruhet për rëndësinë e imunizimit të popullsisë dhe luftës kundër dezinformatve që kanë të bëjnë me sigurinë e vaksinave.

“Për t’u informuar qytetarët drejt rreth rëndësisë së vaksinimit kundër COVID-19 dhe rrezikut që sjell ky virus, i cili akoma është i pranishëm, duhet të krijohen lidhje ku do të përfshihen mediat, sektori civil, mjekët imunologë dhe institucionet shëndetësore, për t’i adresuar dezinformatat për t’i luftuar ato përmes dëshmive shkencore”, thotë Marina Tuneva nga Instituti i Mediave.

Në bazë të të dhënave zyrtare në Maqedoninë e Veriut deri tani janë vaksinuar 869.763 qytetarë, përkatësisht rreth 46 për qind e popullatës.

Dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 162 mijë qytetarë, ndërsa dozën e katërt 8 mijë e 450 qytetarë.

Doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka filluar të aplikohet nga 6 korriku i këtij viti.

You Might Also Like

Arresti kardiak më së shpeshti ndodh në një dhomë të banesës, prandaj nuk duhet të mbyllni asnjëherë derën

Mjeku tregoi se si të fryni hundën në 15 sekonda: Sekreti është te presioni (VIDEO)

Hudhra është një nga barishtet më të gjithanshme dhe më të dobishme, por këto 5 kategori njerëzish nuk duhet ta hanë atë

Ndihmë natyrale për “ndryshmin” e hormoneve

Interpretimi i numërimit të plotë të gjakut (CBC) për fillestarët: Cilat janë vlerat normale?

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?