By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet projektligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe ekspertë gjyqësorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet projektligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe ekspertë gjyqësorë
Ballina 1Lajme

Miratohet projektligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe ekspertë gjyqësorë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 11:17 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për sukseset e sportistëve dhe artistëve tanë gjatë muajit tetor, teksa ka thënë se preokupimet mbi zhvillimet politike në vend kanë bërë që të duket sikur kjo pjesë e shoqërisë nuk e ka vëmendjen e duhur.

I pari i ekzekutivit ka përmendur medaljen e bronztë të fituar nga Donjeta Sadiku në Kampionatin evropian në boks, pastaj suksesin e xhudistëve, fitoren e Ballkanit në UEFA Conference League dhe sukseset e të rinjve tanë në lojërat elektronike.

“Duket se nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bën që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por Qeveria jonë i mbanë gjithmonë ata në mendje, derisa në politikbërje në qendër. Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krahë tyre drejt realizimit të potencialit të tyre”, ka theksuar Kurti.

Ai i ka falënderuar të gjithë artistët, sportistët dhe njerëzit e kulturës, të cilët po kontribuojnë  brenda dhe jashtë vendit për Kosovën, teksa u shpreh krenar që në fund të muajit të kaluar është miratuar programi ‘Kosova shtet i xhudos’.

Kurti ka folur edhe për Manifestën, të cilën e ka vlerësuar si një event mjaft të suksesshëm dhe që na ndikuar edhe në imazhin e vendit tonë.

“Me Manifestën dëshmuam potencialin që e ka vendi ynë. Qytetarët shijuan art të pastër dhe ajo pati ndikim edhe në imazhin e Kosovës në botë. Manifesta solli vizitorë të shumtë dhe pati ndikim edhe në ekonominë e vendit”, ka theksuar Kurti.

Ai ftoj të gjithë që deri të hënën kur mbyllet Manifesta, të vizitojnë lokacionet e ndryshme të bienales.

Ekzekutivi ka miratuar edhe projektligjin për ekspertët gjyqësor, për të cilin draft ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për herë të parë Kosova po e procedon në Kuvend një projektligj që ka të bëjë me ekspertët ligjor. Është miratuar edhe projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, e për të cilin zv/ministri i Industrisë, Mentor Arifaj ka theksuar se një ligj i tillë do t’i eliminojë mangësitë ligjore.

“Nëpërmjet këtij ligji do të mundësohet mbrojtja e konsumatorit, do të adresohen praktikat e padrejta tregtare, kushtet e padrejta në kontratë, masat mbrojtëse për konsumatorin, pushimet afatgjata etj.”, ka thënë Arifaj.

Gjatë këtij takimi ekzekutivi do të shqyrtojë ndër të tjera propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022, projektligjin për Ekspertët Gjyqësor, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar, propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe propozim-vendimin për vazhdimin e mandatit të Hetuesit të Aksidenteve Hekurudhore në kuadër Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.

Ndër pikat që do të shqyrtohen nga Qeveria janë edhe drafti i Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa pronar, si dhe draftit të Planit të Veprimit 2022-2023 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin ekonomisë Jo-formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-2023. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
Ambasada Amerikane takon Bytyçin: Përfaqësoi Kosovën në Paris me vendosmëri
Sulmojnë policët që gjobisin makinat, arrestohen dy vëllezër
Ministrat izraelitë uruan Donald Trump për fitoren e tij: “Zoti e bekoftë Izraelin dhe Amerikën”
Biznesmenit 52-vjeçar Armandi Nela dyshohet se iu bë atentat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?