By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson
Rajon / Botë

Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 5:34 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme e duke vrarë civilë, teksa forcat e saj po përgatiten për betejën në rajonin strategjik jugor të Hersonit, thanë zyrtarët dhe ushtria ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 26 tetor se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë.

Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin e publikuar në mëngjes.

Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo.

Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë.

“Gjithçka është e qartë sa i përket Hersonit. Rusët po mbushin radhët, po forcojnë grupimet e tyre atje”, tha Arestovych përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 25 tetorit.

Autoritetet e instaluara nga Rusia po evakuojnë banorët nga bregu lindor i Lumit Dnjepër, teksa forcat ruse po përgatiten që ta mbrojnë qytetin, tha ai.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet që të tërhiqet. E kundërta, beteja më e ashpër do të ndodhë në Herson”, tha Arestovych.

Zelensky përsëri më 25 tetor u zotua se do të rimarrë qytetin e Hersonit, humbja e të cilit do të ishte një ngecje e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Një prej katër provincave ukrainase të pushtuara pjesërisht nga Rusia dhe që Putini ka pretenduar se i ka aneksuar, Hersoni është rajoni më i rëndësishëm strategjik. Hersoni është lidhja e vetme rrugore me Krimenë e aneksuar nga Moska.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Rusinë më 25 tetor se përdorimi i armëve taktike bërthamore në Ukrainë “do të ishte një gabim jashtëzakonisht serioz”.

Moska ditëve të fundit ka pretenduar se Ukraina po përgatitet të përdorë të ashtuquajturat “bomba ndotëse” në territorin e saj, duke bërë që SHBA-ja dhe shtetet e tjera t’i hedhin poshtë këto pretendime.

Kievi dhe aleatët dyshojnë se Rusia mund të jetë duke e bërë këtë pretendim për të justifikuar sulme me “bombat ndotëse” dhe më pas t’ia lë fajin Ukrainës.

“Bombat ndotëse” janë bomba konvencionale të mbushura me materiale radioaktive, biologjike dhe kimike.

“Më lejoni të them se Rusia do të bënte një gabim jashtëzakonisht serioz nëse përdor armë taktike bërthamore”, tha Biden për gazetarët.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, nuk ka paraqitur të dhëna për pretendimin e bërë më 23 tetor. Pretendimin se Ukraina po përgatitet të përdorë “bomba ndotëse” ai e bëri pasi zhvilloi biseda me homologët nga disa shtete të NATO-s, sikurse ministrat e Britanisë, Francës, SHBA-së, të cilët hodhën poshtë këto pretendime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 25 tetor se refuzimi i Uashingtonit që të marrë parasysh paralajmërimet e Rusisë “ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm, duke pasur parasysh seriozitetin e kërcënimit për të cilin po flasim”.

Pas pretendimeve ruse, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se do të dërgojë në Ukrainë inspektorë për të kontrolluar dy ndërtesa bërthamore ukrainase. Kërkesën për inspektim e ka bërë Ukraina.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE: Roli i Ekipit Menaxhues përfundon vetëm kur miratohet statuti

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Një arkeolog dhe disa studentë gjetën kapsulën kohore 200-vjeçare të një kolegu
Një person vdiq në Ukrainë për shkak të sulmit rus – numri i përgjithshëm i viktimave tejkaloi 9,700
Miller: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Lista Serbe: Vendimi i BQK-së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?