By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike
Rajon / Botë

Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 8:57 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, gjatë një vizite që ka realizuar të mërkurën në Shkup.

Ajo ka përmendur edhe krizën e energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, presidentja e KE-së, von der Leyen, ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar “brutale” ndaj civilëve, por edhe ndaj objekteve të energjisë, me qëllimin e vetëm që populli ukrainas të vuajë sa më shumë agresionin rus.

“Jemi në një situatë shumë të rëndë. Po shohim brutalitetin e paparë që ka për qëllim t’ua pamundësojë grave, fëmijëve e burrave, ujin, ngrohjen e kështu me radhë. Janë sulme të tmerrshme. Jemi të vetëdijshëm se Rusia do të bëjë gjithçka, jo vetëm për të terrorizuar popullin ukrainas, dhe për të paralizuar shtetin, por dhe që të dëbojë ukrainasit nga vendi i tyre. Ata kanë mbështetje të fuqishme nga të gjithë ne, sa i përket ndihmës ushtarake për t’u mbrojtur, por edhe sa i përket ndihmës për përmirësimin e infrastrukturës sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Jemi të përgatitur edhe për fluks të refugjatëve, do të jemi solidarë me këtë popull dhe mesazhi im është i qartë: Çfarëdo qoftë taktika që do të përdorë (presidenti rus, Vladimir) Putini, ne do të qëndrojmë afër miqve tanë në Ukrainë, me besimin se Ukrainë do t’ia dalë”, ka deklaruar mes tjerash von der Leyen.

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup është nënshkruar marrëveshja e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për FRONTEX-in, që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve nga migrimi i paligjshëm, për integrimin evropian dhe përballjen me krizën energjetike, është nënshkruar në gjuhën maqedonase.

Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, kjo gjë “tregon se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe nuk është cenuar me marrëveshjen me Bullgarinë”.

Duke folur për krizën energjetike, Leyen ka thënë se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së.

“Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me mullinj të erës dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”.

Të enjten presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnje-Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi.

Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti:Programi është zbatuar në 8 komuna, duke përfshirë rreth 1490 të rinj

Kosova Times Kosova Times October 22, 2025
Pingpong/rezultatet e javës së gjashtë në Superligën e Meshkujve dhe të Femrave
Ambasadorja amerikane në NATO: Vendet e Ballkanit të shpenzojnë më shumë për mbrojtje
Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?
Abdixhiku insiston në Qeveri të Unitetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?