By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje bashkëpunimi mes sindikatave të policisë, Kosovë – Slloveni
November 4, 2025
Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës
November 4, 2025
Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin sindikal policor
November 4, 2025
Fillojnë hetimet për dy vdekje në Prishtinë e Gjakovë
November 4, 2025
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sandu mirëpret sanksionet e ShBA-së kundër ndikimit politik në Moldavi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sandu mirëpret sanksionet e ShBA-së kundër ndikimit politik në Moldavi
Ballina 2Rajon / Botë

Sandu mirëpret sanksionet e ShBA-së kundër ndikimit politik në Moldavi

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 12:01 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj disa shtetasve të Moldavisë dhe Rusisë lidhur me “korrupsionin sistematik” dhe përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet në Moldavi.

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 tetor se ka sanksionuar nëntë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe dy oligarkë moldavë të cilët gjerësisht njihen për korrupsion në institucionet politike dhe ekonomike të Moldavisë.

Sanksionet amerikane po ashtu kanë shënjestruar persona dhe entitete që kanë vepruar si “instrumente në fushatën e Rusisë për ndikim global”, që sipas ShBA-së, kanë tentuar që ta manipulojnë Uashingtonin dhe aleatët e partnerët e tij, përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe oligarku dhe ish-ligjvënësi Vladimir Plahotniuc, që ShBA-ja tha se ka kontrolluar dhe manipuluar sektorë kyçë të Qeverisë së Moldavisë.

Plahotniuc, që dikur ka qenë i kryetar i Partisë Demokratike, ka qenë i përfshirë në skandalin për zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave më 2014. Sipas ShBA-së, ai ka mbajtur kontrollin mbi sektorin e sigurisë së vendit për të shënjestruar rivalët politikë dhe biznesorë.

Plahotniuc është larguar nga Moldavia më 2019, por ShBA-ja tha se ai ka përdorur fuqinë e tij në sistemin e drejtësisë për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2018 në Kishinjev. Ky oligark dhe familja e tij është ndaluar që të hyjnë në ShBA.

Pasaniku tjetër, Ilan Shor, sipas ShBA-së ka punuar me rusët para zgjedhjeve të vitit 2021 në Moldavi, për të krijuar aleanca politike që kishin për qëllim marrjen e kontrollit të Parlamentit moldav që më pas të shtyheshin përpara legjislacione në favor të Rusisë.

“Korrupsioni në shkallë të lartë dhe financimi i paligjshëm i partive politike në Moldavi po sanksionohen. ShBA-ja ka sanksionuar 21 individë dhe entitete të përfshirë në vepra korruptive që seriozisht kanë paragjykuar Moldavinë dhe qytetarët e saj”, shkroi Sandu në Facebook.

Në listën e sanksioneve amerikane është edhe Igor Chayka, që sipas Thesarit amerikan, ka punuar me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, për të zhvilluar plane për të minuar presidenten Maida Sandu, në qëllim që ta kthejnë Moldavinë në sferën e ndikimit rus.

Chayka është djali i Yuriy Chayka, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që po ashtu është sanksionuar nga ShBA-ja në muajin prill.

Në sanksionet amerikane përfshihet ngrirja e të gjitha aseteve që individët dhe entitetet kanë në ShBA, dhe po ashtu u ndalohet shtetasve amerikanë që të bëjnë biznes me këto subjekte.

You Might Also Like

Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Prishtinës

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Hapet thirrja për ‘Startups’ në industritë kreative
Në Tula te Rusise, adoleshentët rrahën për vdekje një homoseksual me aftësi të kufizuara
Rusia sulmoi Ukrainën natën me “Shaheds” dhe “Onyxes”
Njeriu më i kërkuar’ i Britanisë me një rresht të plotë dhëmbësh ari kapet nga policët në Portugali pas 4 vitesh në arrati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?