By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Propozimi franko-gjerman është shumë më afër asaj që dëshiron Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Propozimi franko-gjerman është shumë më afër asaj që dëshiron Serbia
Ballina 1Lajme

Bislimi: Propozimi franko-gjerman është shumë më afër asaj që dëshiron Serbia

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 10:33 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në ‘’Belgrade Security Conference’’ të organizuar në Beograd, në tryezën e diskutimit mbi dialogun me Serbinë. Zëvendëskryeministri Bislimi, mori pjesë online në këtë konferencë, për shkak të ndalimit të vizitës së tij dhe pjesëmarrjes fizikisht në konferencën në Beograd.

Në fjalën e tij, ai shprehu keqardhjen për pamundësinë e të qënit prezent fizikisht, duke thënë se kjo nuk e zvogëloi dëshirën e tij që të jetë pjesë e këtij paneli. Zëvendëskryeministri Bislimi, foli mbi objektivin dhe qëllimin që në fillim të Qeverisë Kurti II, që në procesin e dialogut, të flitej për marrëveshjen finale, ku përmendi propozimin e përgatitur me gjashtë elemente se si ky normalizim gjithëpërfshirës do të dukej, të dorëzuar tek z. Lajcak jo vetëm kur u diskutua publikisht në takimet e 18 gushtit, por edhe gjatë çerekut të fundit të vitit 2021. Gjatë këtij procesi, ka pasur çështje të cilat ishin të bartura dhe nuk mund të shmangeshin, si çështja e energjisë dhe ajo e targave. Ka pasur interesim të fuqishëm për t’i bërë ato të rëndësishme duke i lidhur me tensione dhe çështje të tjera, ndërkohë që duhej të ishin vetëm teknikalitete. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se problemi më i madh në procesin e dialogut, është divergjenca mes pozicioneve të dy palëve, ku për Kosovën është e rëndësishme që të kemi një dokument final dhe të qendërzuar me njohjen reciproke, e për Serbinë është e kundërta.

Sa i përket çështjes së targave, tha se kërkesa për shtyrje të afatit, rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit që Vucic i paraqiti qytetarëve, shqetësimeve kundrejt kërcënimeve të strukturave paralele ndaj qytetarëve në veri dhe gatishmërisë së shfaqur të Vucic që të krijojë tensione rreth një çështjeje bazike. Nuk ka pasur mangësi të kapaciteteve nga ana jonë, që të përmbushim kërkesat që burojnë nga procesi. Vucic ka folur dhe për dorëzim, por ky është një koncept që kriminelët e përdorin kur flasin me institucionet e qeverisë dhe ne nuk duam t’i shohim qytetarët në atë pozitë. Ne na është thënë, dhe kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë në gjetjen e një mekanizmi përmes të cilit e bëjmë tranzicionin e lehtë, në mënyrë që gatishmëria e qytetarëve në pajtim me sundimin e ligjit të rritet. Ai komentoi dhe masat e fundit rreth çështjes së targave, duke shpjeguar fazat kalimtare dhe thënë se ne shpresojmë që ky proces do të finalizohet pa incidente deri më 21 prill, datë e cila rastësisht është e njëjta me afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të përhershme, sipas standardeve dhe praktikave të BE, e cila dështoi për shkak të mungesës së pozicionimit nga pala serbe.

Në përmbyllje të konferencës, zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për sukseset dhe të arriturat e Qeverisë dhe përkushtimit të vazhdueshëm në përfundimin e procesit të dialogut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihme për Ukrainën me vlerë 425 milionë dollarë
Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse
Arrestohet një person në Shtime, gjuajti me armë zjarri në aheng
Rama ndan pamje magjike nga fshati Bastar në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?