By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet dhe arrestohet gruaja qe braktisi fëminë në plazh
August 1, 2025
Zbulohen detajet e drames ne Serbi: U publikua lista e emrave për arrestim
August 1, 2025
Shqiptarët, polakët dhe rumunët janë të huajt më të zakonshëm midis të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar.
August 1, 2025
Gjermania do të fillojë dërgimin e 2 sistemeve Patriot në Ukrainë
August 1, 2025
OAK përshëndet heqjen e tarifave për produktet nga SHBA
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dyshimet për vlerën e investimeve të KEDS-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Dyshimet për vlerën e investimeve të KEDS-it
Ballina 1Lajme

Dyshimet për vlerën e investimeve të KEDS-it

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 5:14 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, thuajse për çdo ditë në rajone të ndryshme njofton konsumatorët për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

Gjatë kësaj periudhe, ka ndërprerje të rrymës nga dy deri pesë orë, varësisht sa zgjasin punimet.

Paralajmërim për ndërprerje të energjisë ka pasur edhe këtë javë në disa lagje të Prishtinës dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

Arsyeja e ndërprerjes, sipas njoftimit, thuhet të jetë për projekte investive, ngritje të shtyllave, vendosje të izolatorëve dhe tërheqje të përçueseve.

Për projekte kapitale, modernizim dhe digjitalizim të rrjetit, është premtuar gjatë procesit të privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës.

Distribucioni është privatizuar në vitin 2013 nga konsorciumi turk “Çalik-Limak”, me një çmim për 26.3 milionë eurosh.

Ky konsorciumi qe rreth nëntë vjet ka nën menaxhim KEDS-in.

Në Marrëveshjen e Implementimit të Kontratës së Privatizimit të KEDS-it, të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë, thuhet se “blerësi dhe investitori kolektivisht pajtohen të investojnë 300 milionë euro gjatë një periudhe 15-vjeçare”.

Nga KEDS-i nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it se cila është shuma e investuar në rrjetin energjetik që nga privatizimi i distribucionit. Në rrjetin social Facebook të kësaj kompanie, megjithatë thuhet se KEDS nga 2013 deri në shtator të këtij viti ka investuar 203 milionë euro.

“Investimi në sistemin elektro-energjetik shpërndarës ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet fundamental i KEDS-it”, thuhet në postimin e datës 6 tetor.

Aty shtohet se investimet kanë të bëjnë në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët, digjitalizim dhe modernizimin e rrjetit dhe njehsorë të mençur.

Sa janë reale këto investime?

Ish-anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) dhe njohës të çështjeve energjetike, dyshojnë në vlerën e paraqitur të investimeve nga KEDS-i.

Sipas tyre, mungon verifikimi i investimeve në terren dhe gjithçka varet nga raportet e tyre që dërgojnë në ZRrE.

Qemajl Mustafa, ish-anëtar i Bordit të ZRrE-së në vitin 2016, thotë se në atë periudhë ZRrE-ja nuk ka pasur fonde financiare për të kontraktuar auditorë për verifikime në terren. Sipas tij, auditorët duhet të jenë të profesionalizuar për këtë çështje.

“Për fat të keq gjithçka bazohet vetëm në raportet e tyre (KEDS). Kështu që unë mendoj se as për së afërmi nuk janë bërë ato investime që i paraqet KEDS-i. Investime ka pasur, është më mirë dukshëm se para privatizimit, dhe kjo duhet të pranohet. Por, askush nuk mund të thotë me kompetencë të plotë se vlera e investimeve është ajo që thonë ata, për shkak se nuk ka pasur mekanizëm të verifikimit, monitorimit dhe të certifikimit të atyre investimeve. Askush nuk ka nënshkruar përveç atyre në KEDS”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se si është e rregulluar çështja e monitorimit të investimeve në terren në bazë të Kontratës së privatizimit, Mustafa tregon se këtë kontratë nuk ka arritur ta shohë.

“Unë kam qëndruar dhjetë muaj aty, kontratën e privatizimit nuk e kanë ditur as anëtarët e vjetër të Bordit. Ajo kontratë thuhej se ekziston, asnjëherë nuk është bërë publike dhe asnjëherë nuk na kanë sjellë një kopje të kontratës”, shprehet ai.

Ish-ministri i Energjisë në Kosovë, Ethem Çeku, thotë se duhet të verifikohet vlera e investimeve të publikuara nga KEDS-i.

“Duhet tashmë të ekzistojë një institucion, i cili merret me analizat mbi investimet që janë bërë. Shpeshherë ndalja e energjisë elektrike ndërlidhet edhe me çështjen e rehabilitimit që bëhet në rrjet, por në përgjithësi duhet të shohim se a kanë ato investime bazë reale, a janë të kontrolluara, a janë faturat në rregull dhe gjëra të tjera”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Kush i monitoron investimet e KEDS-it?

Sipas kontratës së shitblerjes, investimet e KEDS-it bëhen gjithnjë me kusht që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës (ZRrE) të japë pëlqimin dhe të miratojë përfshirjen e ndikimit të këtyre investimeve në tarifat e afarizmit të KEDS-it.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje te ZRrE-ja, për shumën e investuar nga KEDS dhe monitorimin e tyre në terren, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Në Ligjin për energjinë të miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016, thuhet se operatorët e licencuar të energjisë, duhet të dorëzojnë në ZRrE planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e rrjetit.

Në bazë të këtij plani, njoftohen për infrastrukturën që nevojitet të ndërtohet apo të përmirësohet gjatë kësaj periudhe. Plani duhet të përmbajë të gjitha investimet që janë në zhvillim dhe identifikon investimet e reja që do të ekzekutohen në tre vjetët e ardhshëm.

Nëse rregullatori ka ndonjë dyshim mund të kërkojë nga operatorët që ta ndryshojë dhe plotësojnë planin e tyre dhjetë vjeçar.

ZRrE-ja, thuhet në Ligj, monitoron dhe vlerëson zbatimin e këtij plani.

Në rast se operatori nuk ekzekuton një investim sipas planit, Rregullatori obligohet nga operatori të ekzekutojë investimet në fjalë ose të organizojë një procedurë të tenderimit të hapur.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën, si dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi. Sipas ZRRE-së, Kosova vitin e kaluar ka importuar 1.311.461 megavat rrymë.

You Might Also Like

OAK përshëndet heqjen e tarifave për produktet nga SHBA

Tryeza `Kuvendi në pauzë’ i bën bashkë partitë, por të ndarë në qëndrime

Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Liberalizimi i tregut të energjisë, reagon Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Shqipëria, deklaratë të përbashkët me SHBA, Britaninë e BE-në për Iranin

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Gjykata hodhi poshtë pretendimin e nënës së Navalny kundër kolonisë ku ai vdiq
Kryeministri bullgar dha dorëheqjen, partneri i koalicionit merr detyrën
Në Kharkov, një kullë televizive u shkatërrua pjesërisht si rezultat i granatimeve
Bashkohuni sepse asnjë emër personal nuk qëndron mbi emrin shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?