By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat
Ballina 1Lajme

ShBA e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 7:40 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

ShBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

Ky reagim i ShBA-së pasoi miratimin nga Qeveria e Kosovës të një plani për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

ShBA-ja tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por shtoi se “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”.

DASh, po ashtu, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, në qendër të cilës, sipas Uashingtonit, duhet të jetë njohja reciproke.

Paraprakisht, vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e targave thoshte se kjo mund të bëhej deri më 31 tetor, mes paralajmërimeve nga politikanët serbë në Kosovë dhe Serbi, se mund të ketë bllokada në veriun e Kosovës, nëse Kosova do të konfiskonte targat dhe makinat e serbëve.

Besohet se afër 10.000 targa me akronime serbe – sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron ilegale këto targa që lëshohen nga Serbia.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Fenomen i rritjes së çmimeve në prag të festave, qytetarët të pakënaqur

Kosova Times Kosova Times March 22, 2025
Shtytja e SHBA për zgjedhjet në Ukrainë konsiderohen si joreale në Kiev
Rradhe para bankës në Zubin Potok për shkak të anulimit të dinarëve
Shoigu shpalli rekrutimin e 350 mijë personave të tjerë, mosha e regruteve zgjatet ne 30 vjeç
PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?