Komuna e Prishtinës, njofton se, në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shëndetësisë po fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të Kryeqytetit.
Këto vizita realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.
Vizitave sistematike i ‘u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.
Për të parë nga afër fillimin e këtyre vizitave, Drejtori i Shëndetësisë z. Izet Sadiku dhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali nesër, me datë 1 nëntor, duke filluar nga ora 09:00.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në sigurimin e shërbimeve mjekësore sa më cilësore e të domosdoshme për shëndetin e fëmijëve të Kryeqytetit. /Kosovatimes/